Zëvendësministri Sulejmani në Panairin e Teknologjive Arsimore në Turqi: Teknologjia nuk mund ta zëvendësojë mësimdhënësin, por mund të jetë partner i fuqishëm në krijimin e arsimit më cilësor

Zëvendësministri Sulejmani në Panairin e Teknologjive Arsimore në Turqi: Teknologjia nuk mund ta zëvendësojë mësimdhënësin, por mund të jetë partner i fuqishëm në krijimin e arsimit më cilësor

Teknologjia, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si mësojmë, realizojm mësimin dhe si i përgatisim të rinjtë për sfidat e së ardhmes. Prandaj, si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, po punojmë me përkushtim në realizimin e reformave të cilat e forcojnë infrastrukturën digjitale në institucionet arsimore, zhvillimin e platformave moderne të të nxënit, avancimin e kompetencave digjitale të mësimdhënësve dhe nxënësve, si dhe përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale në procesin edukativo-arsimor.

Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, gjatë vizitës në Samitin për Teknologjitë Arsimore të Turqisë, në të cilin morën pjesë ministra dhe zëvendësministra të arsimit nga më shumë se 20 vende të botës.

Megjithatë, teknologjia nuk mund ta zëvendësojë mësimdhënësin, por mund të jetë partner i fuqishëm në krijimin e arsimit më cilësor, më gjithëpërfshirës dhe më të personalizuar për çdo nxënës,” tha Sulejmani, duke shtuar se pjesëmarrja e delegacionit qeveritar në samit është mundësi e shkëlqyer për shkëmbim të përvojave, prezantimin e praktikave më të mira dhe krijim të partneriteteve të reja me vende mike, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit.

Besoj, theksoi zëvendësministri, se vetëm përmes bashkëpunimit, shkëmbimit të njohurive dhe investimeve në teknologji mund të ndërtojmë sistem arsimor i cili do t’u përgjigjet kërkesave të shekullit të 21-të dhe do t'i përgatisë gjeneratat e reja për të ardhme më konkurruese dhe inovative.

Accessibility Menu