Driton Sulejmani
Zëvendësministër në Ministria e arsimit dhe shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Zëvendësministër në Ministria e arsimit dhe shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Driton Sulejmani ka lindur më 28.07.1984 në Shkup.
Shkollën fillore e ka përfunduar në SHFK “ Bajram Shabani ” në Kumanovë, ndërsa shkollën e mesme e ka përfunduar në gjimnazin “ Goce Delçev ” në Kumanovë. Ka diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Administrimit të Biznesit, drejtimi Menaxhment i Marketingut.
Gjuhët: gjuha amtare: shqip, gjuhë të tjera: maqedonisht dhe anglisht
Përvoja e punës:
Tetor 2008 – Korrik 2009 – “ Ednostavno Biro ”, asistent në projektin për kartela elektronike shëndetësore
Nëntor 2019 – Drejtor i Muzeut të Shkencave të Natyrës në Shkup
Nëntor 2021 – Këshilltar në Këshillin e Komunës së Kumanovës (kryetar i Komisionit për zhvillim ekonomik lokal, anëtar i Komisionit për arsim dhe kulturë dhe anëtar i Komisionit për veprimtari komunale)
Nëntor 2009 – sot – SHMQSH “ Cvetan Dimov” Shkup, profesor i lëndëve ekonomike
Organizata joqeveritare:
Dhjetor 2004 – 2010 – aktivist në OJQ “ BESA 2003 ”, Kumanovë
Maj 2011 – Shoqata Kulturore “ Vizioni-M ”
Certifikata nga seminare dhe trajnime:
Janar 2006 – trajnim “ Gazetari ”, Kodra e Diellit (Popova Shapka), Tetovë
Maj 2006 – seminar “ Gjetja e fondeve për bujqësi në Bashkimin Evropian ”, Brezovicë, Kosovë
Qershor 2006 – seminar “ Teknika për organizimin dhe mbajtjen e takimeve ”, Kumanovë
Shtator 2006 – trajnim për marketing, Kumanovë
Tetor 2006 – seminar “ International Negotiation Simulation ”, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë
Nëntor 2006 – trajnim “ Planifikim strategjik ”, Gjilan, Kosovë (pjesa e parë)
Dhjetor 2006 – trajnim “ Planifikim strategjik ”, Tetovë (pjesa e dytë)