Infrastruktura arsimore në Kisella Vodë po modernizohet me shpejtësi dhe ky është fryt i përkushtimit të udhëheqjes komunale, si dhe i kujdesit dhe mbështetjes nga ana e Qeverisë, e cila ndan mjete buxhetore rekord për të përmirësuar cilësinë e arsimit. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila sot, së bashku me kryeministrin Prof. Dr. Hristijan Mickoski dhe kryetaren e komunës Beti Stamenkoska Trajkoska, realizuan mbikqyrje në zgjerimin e objektit në kuadër të ShF „Nevena Georgieva – Dunja“, me sipërfaqe prej 352 metra katrorë, ku ka 6 klasa dhe dy tualete. Bëhet fjalë për një investim me vlerë 32 milionë denarë, të siguruara përmes thirrjes qeveritare për financimin e projekteve kapitale infrastrukturore.
Janevska informoi se aktualisht, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në komunën e Kisella Vodës po ndërtohet sallë sportive në kuadër të ShF „Kuzman Josifovski – Pitu“, me vlerë rreth 32 milionë denarë, ndërsa po rikonstruktohen sallat sportive në dy shkolla të tjera, „Kuzman Shapkarev“ dhe „Krume Kepeski“, për të cilat po investohen 12,5 milionë denarë.
Punimet ndërtimore pritet të përfundojnë deri në shtator të këtij viti.
“Në periudhën në vijim do të kemi edhe investime të reja në drejtim të realizimit të një prej përcaktimeve tona kryesore programore, ndërsa ajo është vendosja e mësimit me një turn në shkolla. Që mësimi të zhvillohet me një turn kudo në Kisella Vodë, janë planifikuar zgjerime me klasa mësimore në 4 shkolla – „Krume Kepeski“, „Kuzman Shapkarev“, „Rajko Zhinzifov“ dhe „Kiril Pejçinoviq“, ku për të parën tashmë është shpallur procedura për përgatitjen e projektit për 6 klasa të reja, e më pas do të përzgjidhet edhe realizuesi i punimeve”, theksoi ministrja.