Byroja e Zhvillimit të Arsimit i fton të gjithë palët e interesuara– mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionalë, drejtorët, nxënësit, prindërit, komunitetin akademik dhe opinionin e gjerë – të marrin pjesë në debatin publik lidhur me propozim-konceptin e ri për arsimin e mesëm -gjimnaz.
Propozimi i ri është rezultat i një analize gjithëpërfshirëse dhe i përfshirjes së vërejtjeve, sugjerimeve dhe propozimeve të marra gjatë debatit publik të mbajtur gjatë vitit të kaluar, si dhe nga konsultime shtesë profesionale. Koncepti është avancuar me qëllim që të përcaktohet më qartë roli dhe rëndësia e arsimit të mesëm- gjimnaz në sistemin bashkëkohor arsimor.
Koncepti i propozuar e ruan karakterin e përgjithshëm arsimor të gjimnazit përmes bazës së fortë të lëndëve të detyrueshme, me të cilat të gjithë nxënësit fitojnë njohuri themelore nga shkencat natyrore, shkencat shoqërore, disiplinat humane dhe artet. Njëkohësisht, prezantohet modeli bashkëkohor dhe pedagogjikisht i arsyeshëm i zgjedhjeve të strukturuara, i cili u mundëson nxënësve, në segmente të veçanta, të formojnë në mënyrë aktive profilin e tyre arsimor sipas interesave të tyre, pa specializim të hershëm dhe të ngushtë.
Vlerë e veçantë e konceptit është mundësia për mësim të vazhdueshëm dhe të thelluar të lëndëve të zgjedhura, gjë që kontribuon në zhvillimin e të menduarit analitik dhe kritik, njohurive të aplikuara dhe kompetencave kyçe. Modeli është i qëndrueshëm nga ana organizative, i zbatueshëm në kontekste të ndryshme shkollore dhe në përputhje me praktikat bashkëkohore evropiane të shkollave të mesme- gjimnaz
Inkurajojmë të gjithë të interesuarit të japin opinionet, komentet dhe propozimet e tyre shtesë, duke pasur parasysh funksionin dhe rëndësinë e përgjithshme të arsimit të mesëm-gjimnaz si bazë e përgjithshme për arsimin e mëtejshëm dhe për pjesëmarrje aktive në shoqëri, ndërsa jo nga perspektiva e interesave të veçanta të lëndëve apo profesioneve.
Të gjitha propozimet dhe sugjerimet mund të dërgohen përmes postës elektronike në adresën:
javnarasprava@bro.gov.mk
më së voni deri më 28.02.2025.
javnarasprava@bro.gov.mk
më së voni deri më 28.02.2025.