Janevska: përgatitëm legjislacion të ri për arsim të lartë më cilësor dhe zhvillimin e shkencës

Janevska: përgatitëm legjislacion të ri për arsim të lartë më cilësor dhe zhvillimin e shkencës

Me mbështetjen e mbi 60 profesorëve, institucioneve dhe organeve të përfshira, përfaqësuesve të studentëve, ekspertëve dhe profesionistëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgatiti legjislacion të ri për arsimin e lartë dhe shkencën, nga i cili pritet të sigurojë edukim akademik më cilësor dhe të inkurajojë veprimtarinë kërkimore– shkencore në vend.

 

Sot, në konferencën për shtyp, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, prezantoi aspektet më të rëndësishme të ligjeve të reja për arsimin e lartë, për cilësinë në arsimin e lartë dhe shkencën, si dhe për veprimtarinë kërkimoro -shkencore , nga të cilat dy të parat tashmë janë publikuar në sistemin ENER dhe janë të disponueshme për komente dhe sugjerime nga opinioni.

 

„Ndaj lajm të mirë për studentët që me bursë nga shteti studiojnë në 100 universitetet më të mira në botë, ose që studiojnë në Maqedoni dhe janë fitues të “ Unaza Inxhinierike” ose janë shpallur studentët më të mirë të universitetit - ata do të kenë përparësi në punësim në universitetet shtetërore, si kuadër mësimor-shkencor. Kjo është një nga risitë e Ligjit për Arsimin e Lartë,” tha Janevska.

 

Gjithashtu u theksua se është përcaktuar mënyrë e re e financimit të universiteteve. Parashikohet komponentë zhvillimore dhe komponentë e jashtëzakonshme për sukses, që do të thotë më shumë të holla për universitetet që arrijnë të përmbushin kritere të caktuara më të larta. Kjo, siç u shpreh ministrja, do të stimulojë konkurrencën, ndërsa konkurrenca do të sjell cilësi.

 

„ Po përforcojmë kriteret për avancimin në tituj akademikë në fakultete. Nga tani secili që aplikon për zgjedhje në titullin - docent, profesor ordinar ose profesor i rregullt varësisht nga titulli do të obligohet deri para zgjedhjes të përgatisë dhe publikojë nga 6 deri në 7 punime shkencore, nga të cilat 3-4 duhet të jenë botuar në revista me faktor ndikimi sipas bazave Web of Science ose Scopus. Kjo është e rëndësishme, sepse statistikat botërore tregojnë se, për një universitet që të renditet ndër 1000 më të mirët në listën e Shangait, duhet të publikojë të paktën 1,200 punime në revista me faktor ndikimi çdo vit. Universitetet tona publikojnë midis 300 dhe 500 punime në vit, dhe këtë duhet ta ndryshojmë,” theksoi ministrja.

 

Ajo informoi se për profesorët të cilët janë në proces zgjedhjeje të titullit, do të ketë lehtësime në procedurë, si dhe se ligji i ri parashikon që një profesor mund të mbetet përgjithmonë në të njëjtin titull nëse i përmbush kushtet për atë titull në çdo zgjedhje të mëtejshme.

 

Profesorët e rregullt të zgjedhur njëherë në të ardhmen, pas miratimit të ligjit, do të rizgjedhen pas 7 vitesh. Ata që tashmë janë zgjedhur profesorë të rregullt nuk do të përfshihen nga ky ligj, ndërsa komuniteti akademik bëhet i vetëm në të gjithë territorin. Mandati i rektorëve do të jetë 4 vite në vend të 3 viteve aktuale, ndërsa ndryshohet edhe gjithashtu modeli i zgjedhjes së rektorit.

 

Ligji parashikon që të futen edhe studime profesionale të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë me mundësi për vazhdim në studime akademike, si dhe programe të shkurtra profesionale për përvetësimin e njohurive specialistike. Për të nxitur transparencën e punës së universiteteve shtetërore, do të aktivizohen bordet e besimit publik dhe këshillat e universiteteve, të cilat më parë nuk funksiononin. Ndërkohë, Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Shkencën merr më shumë obligime.

 

“Pagat nuk janë më lëndë diskutimi. Јanë rritur me 14% vitin e kaluar, ndërsa është rritur edhe buxheti për mbështetjen të veprimtarisë kërkimore-shkencore nga 380 milionë denarë në vitin 2024, në 773 milionë denarë këtë vit. Më shumë se dyfish,” tha Janevska.

 

Paralelisht me Ligjin për Arsimin e Lartë, ashtu siç tha Janevska, është i domosdoshëm të miratohet sepse ligji aktual i vitit 2018 krijoi më shumë probleme sesa zgjidhi, sillet edhe Ligj i ri për Cilësinë në Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, me të cilën para-shihet riorganizimi dhe ringjallja e rolit të Agjencisë për Cilësi, e cila gjatë 5 viteve të ekzistencës, ka kryer vetëm akreditimin e programeve studimore, por jo edhe evaluimin.

 

“Risi është se, në vend të dy bordeve për akreditim dhe evaluim, ligji parashikon një Këshill i cili do të punojë me komisione profesionale. Definimi i procedurave për evaluim, vetëvlerësim, akreditim, mbikëqyrje mbi punën e institucioneve të arsimit të lartë dhe subjekteve kërkimore-shkencore, etj. Kemi analizuar struktura të këtij lloji institucionesh në vende të tjera dhe vlerësojmë se vendosja e re organizative e ACAL-së do të japë rezultate më të mira,” shtoi ministrja.

 

I treti është Ligji për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, i cili parashikon llojet e institucion-eve shkencore, ndarjen e mjeteve për projekte kërkimore-shkencore, financimin e instituteve shkencore dhe qendrave të ekselencës, definimin e qartë të procedurave për zgjedhjen në tituj shkencorë të hulumtuesve etj.

 

“Ligji është në korelacion të ngushtë me dy ligjet e tjer, prandaj pres që Kuvendi njëkohësisht t’i miratojë të gjithë, nënkuptohet pas dorëzimit paraprak të teksteve më të mira që do të dalin nga debati publik të cilin si Qeveri e filluam të hënën. Debatet do të mbahen edhe në të gjitha

institucionet publike të arsimit të lartë, ndërsa shpresoj edhe në diskutim cilësor në Kuvend,” shtoi ministrja.

 

Duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që pa asnjë kompensim morën pjesë në hartimin e rregullores së re ligjore, Janevska theksoi se veçanërisht Trupi Kombëtar Koordinues për Reformat në Arsimin e Lartë dhe Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore shkëlqyeshëm e përm-bushi detyrën e parë e cila është formuar nga Qeveria dhe u dëshmua si mënyrë e mirë e punës, ku askush nuk përjashtohet dhe mendimi i secilit është i rëndësishëm.

Accessibility Menu