Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, mbajti fjalim në Simpoziumin e 5-të Ndërkombëtar për Mësimdhënien e Gjuhës Turke dhe Turkologjinë në Ballkan, me temë „Letërsia popullore dhe kultura gojore në Ballkan“.
„Gjuha dhe kultura turke janë pjesë e pandashme e trashëgimisë sonë të përbashkët. Letërsia popullore dhe tradita gojore përfaqësojnë kujtesën kolektive të popujve tanë. Nëpërmjet tregimeve, këngëve, legjendave dhe proverbave, ne ruajmë vlerat, përvojat dhe urtësinë e brezave, duke forcuar njëkohësisht dialogun dhe mirëkuptimin ndërkulturor“, theksoi Sulejmani.
Ai nënvizoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet e përkushtuar në avancimin e arsimit cilësor, shumëgjuhësisë, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.
Gjuhët dhe kulturat nuk na ndajnë, por na pasurojnë dhe na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin.