Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik njofton autorët se do të bëhet hapja e një pjese të kodeve nga Konkursi për botimin e teksteve mësimore për vitin e III dhe IV të arsimit të mesëm profesional katërvjeçar për lëndët në vazhdim.
1. Makineri dhe pajisje për vitin e IV - PROFESIONI/SEKTORI: MAKINERI/MAKINERISË Drejtime/kualifikime arsimore: Teknik i makinerisë.
2. Transporti dhe mjedisi jetësor (me zgjedhje) për vitin e tretë -PROFESIONI/SEKTORI: TRAFIK/TRAFIKUT, TRANSPORT DHE MAGAZINIM Drejtime/kualifikime arsimore: Teknik transporti dhe shpedicioni, Teknik i trafikut rrugor, Teknik i logjistikës së trafikut dhe Teknik i trafikut hekurudhor.
Hapja e kodeve për lëndët e lartpërmendura do të bëhet në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, Rruga "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54 - kati 13 më 29.10.2025 (E MËRKURË) ora 11:00.