Janevska: Çdo histori e suksesshme arsimore fillon me mësimdhënës i cili beson në nxënësin

Janevska: Çdo histori e suksesshme arsimore fillon me mësimdhënës i cili beson në nxënësin

 

Në panel-diskutimin e sotëm në Prilep, pjesë e fushatës "Magjia është në dijeni", nga perspektiva të ndryshme u fol për thelbin e profesionit të mësimdhënësit dhe për atë se çfarë do të thotë vërtet të jesh mësues i mirë.

Mësimdhënës që beson në çdo fëmijë, që bëhet zë inkurajimi, udhërrëfyes në përditshmëri dhe aleat në të nxënit, pikërisht shembuj të tillë ishin në fokus të panel-diskutimit të sotëm, i cili u mbajt në Prilep, në kuadër të fushatës kombëtare "Magjia është në dijeni", realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Panel diskutimi me titull “Mësimdhënës i mirë fillimisht është mik, e pastaj mësues – Magjia e ‘Mirëmëngjes, fëmijë’” mblodhi mësimdhënës, profesionistë, prindër dhe përfaqësues të komunitetit akademik, të cilët nga perspektiva të ndryshme folën për thelbin e profesionit të mësimdhënësit dhe për atë se çfarë do të thotë vërtet të jesh mësues i mirë.

Në fjalimin e saj, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, theksoi rolin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve jo vetëm si përcjellës të dijes, por edhe si individë që me përkushtimin, empatinë dhe shembullin e tyre personal lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e të rinjve.

“Çdo histori e suksesshme arsimore fillon me mësimdhënës që beson në nxënësin. Kur një fëmijë ndien se dikush e vështron me vëmendje, e dëgjon dhe beson në potencialin e tij, atëherë ndodh ndryshimi i vërtetë. Misioni ynë është ta forcojmë sistemin që i njeh dhe i vlerëson mësimdhënësit, ndërsa përmes kësaj fushate duam jo vetëm të konfirmojmë rëndësinë e tyre, por edhe t’i kthejmë dinjitetin profesionit që ndërton të ardhmen,” theksoi Janevska.

Ministrja potencoi se me nënshkrimin e marrëveshjes me SAShK-un, Qeveria ka siguruar garanci për rritje të vazhdueshme vjetore të pagave të mësimdhënësve, e cila do të jetë reale dhe do të varet nga shkalla e inflacionit. Ministrja shtoi gjithashtu se është mundësuar zhvillimi profesional dhe i karrierës së mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë përmes thirrjeve për avancim në titujt mentor dhe këshilltar, jo vetëm në shkollat fillore, por për herë të parë këtë vit edhe në shkollat e mesme.

Prof. dr. Dançe Sivakova Neshkovski, dekan në Fakultetin Pedagogjik në Manastir, tha se mësimdhënësi i mirë është ai që para së gjithash di të dëgjojë, të kuptojë dhe të krijojë lidhje me çdo fëmijë, madje pasjat të ligjërojë.

Mësimdhënësit dhe personat profesionistë nga shkollat fillore dhe të mesme në Prilep folën për sfidat e përditshme në punën, por edhe për momentet që u tregojnë se përkushtimi i tyre bën

ndryshim. Prindërit theksuan se mësimdhënësi i vërtetë është ai që e sheh fëmijën si aleat, ndërsa shkollën si mjedis që e mbështet dhe e frymëzon fëmijën.

Panel-diskutimi i sotëm është pjesë e fushatës kombëtare “Magjia është në dijeni”, në kuadër të së cilës po realizohen një sërë aktivitetesh — nga ngjarje publike dhe takime tematike, deri te video edukative, punëtori interaktive dhe përfshirja në rrethin e gjerë faktorësh nga jeta ar-simore dhe shoqërore.

Përmes këtyre aktiviteteve synohet të krijohet mbështetje dhe mirëkuptim më i gjerë shoqëror për rëndësinë e rolit të mësimdhënësit. Fokusi është përqendruar në nevojën e mësimdhënësit të fitojnë më shumë dukshmëri, respekt dhe mbështetje, si njerëz që çdo ditë investojnë dije, përpjekje dhe përkushtim në edukimin dhe arsimin e brezave të rinj dhe që përfaqësojnë forcën lëvizëse të përparimit të çdo shoqërie.

Accessibility Menu