Memorandum bashkëpunimi ndërmjet MASH dhe INOFEIT për avancimin e aftësive digjitale të mësimdhënësve, me fokus në inteligjencën artificiale

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet MASH dhe INOFEIT për avancimin e aftësive digjitale të mësimdhënësve, me fokus në inteligjencën artificiale

 

 

Qendra për Transfer të Teknologjive dhe Inovacionit INOFEIT, pranë Fakultetit Elektroteknikë dhe Teknologjive të Informacionit në Shkup, i bashkohet përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për avancimin e kompetencave digjitale të kuadrit  mësimor, inkuirajimin e praktikave inovative pedagogjike dhe përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale gjenerative në procesin mësimor.

 

Të dyja palët sot firmosën memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh shfrytëzimin e kapaciteteve shkencore-profesionale, profesionale, materiale-teknike dhe hapësinore për organizimin e trajnimeve për stafin arsimor, si dhe punëtori për zhvillimin dhe zbatimin e inovacioneve në arsim, me fokus në inteligjencën artificiale gjenerative.

 

MASH dhe INOFEIT do të marrin pjesë së bashku në projekte dhe iniciativa në fushën e transformimit digjital të arsimit, ndërsa periodikisht, në takime pune, do të diskutojnë për progresin e aktiviteteve, duke rënë dakord për vazhdimësinë, ndryshimin ose plotësimin e tyre.

 

Në nënshkrimin e memorandumit, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna Janevska, nga njëra anë, dhe dekani i FEIT-it, Prof. Dr. Vlladimir Atanasovski, si dhe drejtori i INOFEIT-it, Prof.Dr. Dimitar Tashkovski, nga ana tjetër, shprehën kënaqësi që po vendoset bashkëpunim për forcimin e hallkës më të rëndësishme në procesin arsimor – kuadrit  mësimdhënës, si dhe për integrimin më të lehtë të inovacioneve teknologjike në mësimdhënie.
Deri në fund të vitit do të organizohet edhe trajnimi i parë për mës
imdhënësit  me temë “Përdorimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale për qëllime arsimore.”

Accessibility Menu