Debati i gjashtë publik për Propozim-ligjin për arsimin e lartë dhe Propozim-ligjin për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë u mbajt sot me përfaqësues të Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore.
Para komunitetit akademik, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, theksoi se parimet dhe politikat themelore të përfshira në këtë ligj janë meritokracia, matshmëria e cilësisë, ndërkombëtarizimi dhe bashkëpunimi midis universiteteve, dukshmëria shtesë e institucioneve të arsimit të lartë dhe stafit mësimdhënës, përfitimet për studentët dhe mundësitë për fitimin e njohurive më të larta.
Theksoi se debatet me universitetet janë me rëndësi të madhe për përmirësimin e cilësisë së paketës ligjore dhe se çdo sugjerim është i mirëseardhur. Shprehu mirënjohje për njësitë e të dy universiteteve që dorëzuan propozimet e tyre dhe, siç tha, ato do të shqyrtohen me kujdesin e duhur, ndërsa të gjitha ato që janë të argumentuara do të integrohen në zgjidhjet e reja ligjore.