Janevska: Është koha e fundit që universitetet dhe shoqëria të arrijnë marrëveshje se do të punojnë në dobi të të rinjve që do të qëndrojnë për të zhvilluar këtë vend

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Ligji i ri për Arsimin e Lartë nuk diskriminon. Ai kërkon meritokraci, modularitet, më shumë mësim praktik, ndërkombëtarizim dhe bashkëpunim më të madh, dukshmëri më të madhe të universiteteve dhe profesorëve, fokus në studime profesionale dhe avancimin të aftësive që deri më tani nuk kanë ekzistuar në vend, dhe intensifikim të pjesëmarrjes së komunitetit të biznesit në hartimin e programeve studimore dhe vlerësimin e tyre për t’i përshtatur nevojave të tregut të punës. Ligji bazohet në politikat e kësaj Qeverie për interesin publik të të gjithë qytetarëve dhe të këtij vendi. Është koha e fundit që universitetet dhe shoqëria të bëjnë një marrëveshje se do të veprojnë në dobi të të rinjve që do të qëndrojnë për të zhvilluar këtë vend. Universiteti nuk ka detyrë vetëm të nxjerrë ekspert të mirë, por duhet të formojë individ të përgjegjshëm dhe me moral. Për ta bërë këtë, cilësia e arsimit të lartë duhet të rritet. Në këtë çështje kemi konsensus në vend.

 

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në seancën e sotme të Kuvendit, në përgjigje të një pyetjeje parlamentare, duke sqaruar se kushti për publikimin e punimeve në të dy bazat e njohura të revistave shkencore, Web of Science dhe Scopus, pasi që vlen për të gjitha universitetet, nuk diskriminon askënd.

 

Janevska theksoi se të premten do të mblidhet grupi punues për Ligjin e Arsimit të Lartë dhe do të vendosë për disa nga vërejtjet që u dhanë gjatë debatit publik, ndërsa disa nga propozimet janë tashmë të zbatuara.

 

Në lidhje me vërejtjet lidhur me autonominë e universitetit, ministrja u përgjigj se ajo nuk po cenohet, ndërsa problemi për disa nga profesorët është se me ligjin e ri do të duhet të funksionojë Këshilli i universiteteve.

 

„ Këshilli ka ekzistuar edhe në ligjin e mëparshëm, por nuk ishte formuar, sepse kishte njerëz që frikësoheshin ta formonin. Ky është organ ose trup, do të dakordohemi si do të quhet, dhe roli i tij kryesor është llogaridhënia – të shohë çfarë dhe si funksionojnë universitetet. Universitetet nuk mund të jenë jashtë sistemit ligjor. Këshilli kërkon llogaridhënie për mënyrën se si shpenzohen paratë publike, si funksionon universiteti, dhe nëse ka përmbushur planin e vet, të cilin ata vetë do ta propozojnë,” tha Janevska.

 

Për të drejtën e ministrit që të ndalojë vendim të Senatit nëse vëren se ndonjë akt i universitetit është kundërligjor, ajo tha se kjo është me kushte të saktë të përcaktuara, por gjithashtu ka kërkuar nga juristët, profesorë të së drejtës, që ta përcaktojnë këtë nen dhe të dorëzojnë propozimin tek MASH-i.

Accessibility Menu