Sot, në Universitetin „Goce Dellçev” në Shtip, u mbajt debati i pestë publik për Propozim-ligjin për arsimin e lartë dhe Propozim-ligjin për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Para komunitetit akademik, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, prezantoi qëllimet drejt të cilave, siç tha ajo, janë orientuar politikat e reja të Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe përfitimet kryesore për stafin mësimor-shkencor, studentët dhe për arsimin e lartë në tërësi.
Një pjesë e profesorëve universitarë dhe bashkëpunëtorëve shkencorë paraqitën pikëpamjet e tyre dhe dhanë propozime për avancimin e përmbajtjes së zgjidhjeve ligjore.
Janevska theksoi se, pas përfundimit të të gjitha debateve publike të planifikuara, gjithçka që është e argumentuar dhe e pranueshme për grupin e punës do të integrohet, pas së cilës ligjet do të publikohen sërish në sistemin qeveritar ENER, përpara se Qeveria t’i dërgojë ato në Kuvend.
Më parë, debate për ligjet u mbajtën në U.niversitetet „Nëna Terezë” dhe „Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, „ Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir dhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.