Janevska: Me universitetet e përgatitëm dhe me debat konstruktiv do ta përfundojmë Ligjin për Arsimin e Lartë

Janevska: Me universitetet e përgatitëm dhe me debat konstruktiv do ta përfundojmë Ligjin për Arsimin e Lartë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk është palë kundërshtare e komunitetit akademik; përkundrazi, në bashkëpunim me universitetet e kemi filluar dhe në të njëjtën mënyrë do ta përfundojmë Ligjin për Arsimin e Lartë, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, para fillimit të debatit të 4-të publik, i cili sot u mbajt në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Ministrja theksoi edhe një herë se gjithçka që grupi i punës e konsideron të pranueshme do të inkorporohet në versionin e ri draft të Ligjit, i cili më pas do të publikohet sërish për disa ditë në ENER.

- Ditët e fundit kemi dëgjuar shumë dezinformata dhe gënjeshtra se po shuhet studimi me korrespodencë dhe se shteti nuk financon publikimin e punimeve kërkimore-shkencore etj. Gënjeshtrat dhe dezinformatat, supozoj, duhet të jenë në dëm të ministrit ose të partisë, por në thelb janë në dëm të shtetit dhe të të rinjve që jetojnë në të, prandaj apeloj që të ndalet me këtë, sepse jemi të hapur për çdo kritikë konstruktive. Dhe gjithçka që e konsiderojmë të drejtë, do të përf-shihet në ligj, shtoi Janevska.

Për debatin me universitetet private, ministrja tha se ka qenë konstruktiv dhe se janë dakorduar pothuajse për gjithçka.

- Jam shumë e lumtur që universitetet private reaguan në nivel të lartë. U dakorduam me ta që, kur ta përfundojmë ligjin, do të takohemi edhe një herë për të verifikuar nëse gjithçka është në rregull dhe atëherë do ta mbyllim draft versionin e fundit, tha Janevska.

E pyetur për mundësinë e arsimit të lartë falas, Janevska shpjegoi se të gjitha kategoritë e studentëve që duhet ta kenë, tashmë e kanë.

- Shkurt, studentët që janë pa prindër, prind vetëushqyes dhe me një prind, me vështirësi etj. me këtë ligj përjashtohen nga pagesa e participimit. Studentët që janë nga kategori të cenueshme, me të ardhura të ulëta, marrin bursa. Kjo do të thotë se për 2 muaj nga bursa që e marrin për 9 muaj, u mbulohen shpenzimet për studime. Studentët nga të njëjtat kategori, të cilët janë vendosur në konviktet studentore, gjithashtu përfitojnë privilegje maksimale. Studentët tanë, vetëm nëse regjistrohen në universitet, marrin mjete për ushqim studentor, deklaroi Janevska

Accessibility Menu