Gëzuar 21 Shkurti – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Gëzuar 21 Shkurti – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Gjuha është shenja më e fuqishme e identitetit të çdo populli, kujdestare e historisë dhe kulturës, bartëse e dijes dhe vlerave. Prandaj, si në nivel institucional, ashtu edhe individual, kemi obligim të kujdesemi për gjuhën maqedonase, shqipe, turke, serbe, boshnjake, rome, vllehe dhe të gjitha gjuhët e tjera që përdoren në shoqërinë tonë të pasur multietnike. Vetëm kështu do të vazhdojmë të forcojmë urat e mirëkuptimit ndërmjet të gjitha bashkësive dhe të ndërtojmë të ardhme më të mirë të përbashkët.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh falënderim të veçantë për mësimdhënësit, të cilët çdo ditë përcjellin gjuhën si dije dhe vlerë të gjallë tek brezat e rinj.

Vazhdojmë të krijojmë politika për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend, përmes arsimit. Investojmë në mësim më cilësor në të gjitha gjuhët në të cilat zhvillohet mësimi në shkolla, përmes programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore për të gjitha lëndët, duke përfshirë edhe lëndët për mësimin e gjuhës dhe kulturës së bashkësive. Me më shumë trajnime forcojmë kompetencat e mëimdhënësve dhe krijojmë rrjete ndërmjet shkollave nga komuna të ndryshme, përmes financimit të projekteve për multikulturalizëm dhe integrim ndëretnik dhe tolerancë.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare!

Accessibility Menu