Po ndërtohen klasa shtesë në SHF  „Aleksandar Makedonski“ në Aerodrom investimi do të mundësojë mësim në një turn

Po ndërtohen klasa shtesë në SHF  „Aleksandar Makedonski“ në Aerodrom investimi do të mundësojë mësim në një turn

 

Në Shkollën Fillore „Aleksandar Makedonski“, në  Reonski Centar”, në Komunën e Aerodromit, po ndërtohen tri klasa shtesë të reja, të cilat do të mundësojnë realizimin e mësimit në një turn për të gjithë nxënësit. Investimi është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kap vlerën prej 2,2 milionë denarë dhe duhet të përfundojë për tre muaj. Sot, punimet ndërtimore i mbikqyrën  ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, dhe kryetari i Komunës së Aerodromit, Dejan Miteski.

„Prej dy vitesh angazhohemi për futjen e mësimit në një turn në të gjitha komunat dhe shkollat ku kjo është e mundur. Përfitimet janë të shumta -  fëmijët e fillojnë mësimin në mëngjes, kur janë më të përqendruar për të mësuar. Nxënësit qëndrojnë më gjatë në shkollë dhe duhet të qëndrojnë, pasi deri në moshën 15-vjeçare kanë 900 orë më pak mësim krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Socializohen më shumë, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për mjediset dhe shkollat multietnike, si dhe kursehen mjete gjatë funksionimit të objekteve shkollore”, tha ministrja Janevska, duke shtuar se deri më tani konceptin e kanë pranuar mbi 200 shkolla.

Ajo theksoi se Qeveria u ofron mbështetje komunave për përshpejtimin e këtij procesi, përmes zgjerimit të kapaciteteve të objekteve ekzistuese shkollore.

„Aktualisht po investojmë në ndërtimin e klasave të reja shtesë në 6 shkolla, njëra prej të cilave është pikërisht kjo. Ndërkohë, janë duke u përgatitur, ndërsa një pjesë tashmë janë përgatitur, gjithsej 15 projekte për ndërtimin e klasave të reja shtesë në shkolla të tjera. Aktivitetet në terren do të fillojnë në etapa, përafërsisht nga muaji nëntor i këtij viti, ndërsa të gjitha duhet të kenë filluar deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, theksoi ministrja.

 

Kryetari i Komunës së Aerodromit, Miteski, informoi se të gjitha shkollat në komunë po përgatiten intensivisht për fillimin e vitit të ri shkollor, tekstet shkollore për të gjithë nxënësit kanë mbërritur dhe do t’u shpërndahen në ditën e parë të shkollës, ndërsa nxënësit e klasës së katërt do të pajisen edhe me pajisje tablet, të cilat prej disa vitesh sigurohen nga vetëqeverisja lokale dhe nga buxheti i komunës.

Accessibility Menu