Janevska: Askush nuk mund ta fshijë gjuhën maqedonase nga thesari kulturor botëror, kujdesemi për afirmimin e saj të denjë

Janevska: Askush nuk mund ta fshijë gjuhën maqedonase nga thesari kulturor botëror, kujdesemi për afirmimin e saj të denjë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, mbajti fjalim në hapjen solemne të Shkollës Verore të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Maqedonase, e cila për të 59-tën herë po mbahet në Ohër.

„Arsimi dhe shkenca janë themelet e forta mbi të cilat ndërtohet e ardhmja e çdo gjuhe dhe kulture. Në këtë drejtim, po rritet edhe kujdesi institucional për gjuhën maqedonase, veprojmë për forcimin e këtyre themeleve. Me plan- programin mësimor për arsimin fillor, nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë e mësojnë gjuhën maqedonase 180 orë mësimore në vit, ndërsa nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë gjuhën maqedonase e kanë katër ditë në javë, njësoj si në arsimin e mesëm- gjimnaz . Sigurojmë tekste shkollore bashkëkohore për gjuhën maqedonase dhe inkurajojmë nxënësit të krijojnë në gjuhën maqedonase”, theksoi  Janevska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështet projekte kërkimore-shkencore që lidhen me gjuhën maqedonase, përmes instituteve shkencore, për të cilat, me çdo buxhet të radhës, ndahen gjithnjë e më shumë mjete financiare.

“E inkurajojmë  interesimin për studimin e gjuhës dhe letërsisë maqedonase në nivel akademik dhe ndajmë bursa për inkurajimin e regjistrimit në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të programeve të studimit për gjuhën maqedonase”, theksoi ministrja Janevska, duke shtuar se nga viti në vit rritet numri i katedrave në universitetet e huaja ku zhvillohen kurse për gjuhën dhe kulturën maqedonase.

prill të këtij viti rinovuam lektoratin më të vjetër në qytetin italian të Napolit, ndërsa më parë angazhuam lektorë edhe në Kroaci, Kinë, Rumani, Poloni, Shqipëri dhe Sllovaki”, theksoi Janevska.

Gjuha maqedonase, përmes trashëgimisë shpirtërore, tashmë është pjesë e pandashme e thesarit kulturor botëror. Kjo nuk mund të fshihet, por mund të pasurohet”, potencoi ministrja.

Pjesëmarrësit e seminarit që vijnë nga vende të ndryshme kanë qëllim të përbashkët, të thellojnë njohuritë në fushën e maqedonistikës dhe të njihen me gjuhën maqedonase përmes historisë, kulturës dhe hulumtimeve shkencore. Kur gjuha praktikohet në komunikim të gjallë, krijohen miqësi dhe forcohet komuniteti i dashamirësve të gjuhës maqedonase, atëherë bukuria e fjalës maqedonase mund të afirmohet denjësisht edhe përtej kufijve të Maqedonisë.

Ministrja theksoi se gjuha maqedonase është pjesë e trashëgimisë botërore të qytetërimit, ndërsa detyrimi ynë është ta ruajmë dhe të sigurojmë që brezat e ardhshëm jo vetëm ta flasin, por edhe ta mësojnëme dashuri dhe përkushtim.

„Gjuha maqedonase do të mbetet e gjallë përmes njerëzve që e flasin, përmes institucioneve ku hulumtohet, përmes veprave kulturore që përhapen përtej kufijve dhe përmes këtij seminari, i cili e forcon dukshmërinë e saj ndërkombëtare”, shtoi Janevska.

Accessibility Menu