Qendra Shtetërore e Provimeve sot publikoi rezultatet preliminare të afatit të gushtit të provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2026. Rezultatet, përveçse në faqen e internetit http://www.matura.gov.mk, janë publikuar edhe në tabelat e njoftimeve të shkollave.
Të gjithë nxënësit që konsiderojnë se gjatë vlerësimit të testit është bërë ndonjë lëshim kanë të drejtë të parashtrojnë kundërshtim pranë Komisionit shkollor të maturës. Në përputhje me udhëzimin e Qendrës Shtetërore të Provimeve, kandidati duhet t’i dorëzojë personalisht kundërshtimin, fletëpagesën dhe deklaratën, më së voni deri nesër, më 20.08.2026, deri në orën 16:00, pranë Komisionit shkollor të maturës. Të gjitha kundërshtimet e pranuara pas afatit të përcaktuar ose të dorëzuara në mënyrë tjetër nuk do të shqyrtohen.
Rezultatet nga kundërshtimet e shqyrtuara do të publikohen më 26.08.2026, ndërsa shqyrtimi i testit, pas paraqitjes së kundërshtimit, mund të caktohet më 27.08.2026, nga ora 09:00 deri në 14:00.