Përpjekje për manipulimin e opinionit publik është pretendimi i LSDM-së se inspektimet mbikëqyrëse përdoren për përballje politike dhe shkarkimin e drejtorëve të papërshtatshëm të shkollave. Struktura e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit është identike me atë të kohës kur ata e drejtonin institucionin, por atëherë nuk i përmendnin emrat e të njëjtëve inspektorë, të cilët sot përpiqen t’i njollosin.
Kompetenca themelore ligjore e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit është të kryejë kontrolle të rregullta mbi punën e institucioneve arsimore dhe të veprojë sipas parashtresave dhe inicia-tivave të qytetarëve, të cilat, nga ana tjetër, shpërndahen në varësi të kapaciteteve kadrovike të disponueshme të institucionit në atë moment. Natyrisht, kudo që konstatohen parregullsi, ndërmerren masat përkatëse, ndërsa ËSHTË E PABESUESHME se si kjo parti politike gjithmonë del në mbrojtje të veprimeve të kundërligjshme dhe mbështet mosrespektimin e sistemit juridik.
Parregullsi janë konstatuar edhe në punën e Shkollës së Mesme „Pançe Arsovski“, e cila sot u përmend në konferencën për shtyp të LSDM-së, dhe natyrisht se edhe aty veprohet në përputhje me dispozitat ligjore. Një veprim të tillë kjo parti e konsideron si përballje politike. Këtë e deklarojnë publikisht edhe në konferenca për shtyp dhe, në fakt, propagandojnë vlera të shtrembëruara.
Është e qartë se shqetësimi i tyre është që më në fund arsimi po merr vëmendjen e nevojshme nga një Qeveri. Është ndalur rënia e lirë dhe është tejkaluar gjendja kaotike e krijuar nga katër ministra të Arsimit gjatë shtatë viteve të qeverisjes së LSDM-së.
Për dy vite janë investuar mbi 70 milionë euro në infrastrukturën arsimore, janë siguruar pro-grame të reja mësimore, ka tekste shkollore për të gjitha lëndët dhe ato janë në dispozicion më 1 shtator, është përmirësuar gjithëpërfshirja, si dhe sistemi i bursave për nxënësit dhe studentët. Është miratuar legjislacion i ri, i harmonizuar me të drejtën evropiane. Angazhohemi për zbat-imin e konceptit të mësimit efektiv me një turn në të gjitha shkollat ku kjo është e mundur. Pagat e mësimdhënësve janë rritur me mbi 20%.
Sa i përket shkollave në zonat rurale, të cilat mbyllen përkohësisht për shkak se nuk kanë nxënës të regjistruar, do t’ju rikujtojmë se kjo është pikërisht rezultat i politikave të tyre të dëmshme, si pasojë e të cilave, gjatë shtatë viteve, numri i nxënësve u ul me 17 mijë!
Qeveria aktuale dhe drejtuesit e MASH-it mbeten të përkushtuar ndaj ndërtimit të sistemit arsimor cilësor. Asnjë akuzë e rreme dhe asnjë përpjekje për obstruksion nuk do të na lëkundë nga përkushtimi për të vazhduar përforcimin e arsimit – shtyllës themelore të zhvillimit të përgjithshëm – dhe për të punuar në interes të të rinjve dhe të shtetit në tërësi.