Ministria e arsimit dhe shkencës informon se nga 26 deri më 31 gusht vijon afati i aplikimit për realizim të të drejtës për ushqim të subvencionuar, për vitin akademik 2026/2027.
Në thirrjen duhet të paraqiten të gjithë studentët – si brucoshët, ashtu edhe studentë të viteve më të larta, për ta realizuar të drejtën për shujtë të subvencionuar ushqimi nga 1 tetori i vitit 2026. Thirrja me kushtet dhe mënyrën e aplikimit është e pubikuar në linkun vijues.
Aplikimi zbatohet në mënyrë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk (e-uslugi.mon.gov.mk), ndërsa në thirrjen mund të paraqiten të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë, përkatësisht ciklin e dytë të studimeve, si edhe në studimet e integruara në univerzitet publike dhe private në shtetin tonë. Aplikuesit duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk duhet të kenë të ardhura mujore në çfarë do qoftë baze, më të larta nga neto-paga në vitin vijues.
Gjatë parashtrimit të kërkesës, studentët në mënyrë të obligueshme duhet t’i bashkëngjesin edhe formularët: Fletë-paraqitje për përfitim të të drejtës për përfitim të ushqim të subvencionuar studentor dhe Deklaratë për saktësi të të dhënave të shkruara në fletë-paraqitjen për përfitimin e të drejtës për ushqim të subvencionuar studentor. MASH në saj të detyrës zyrtare i siguron të gjitha dëshmitë e tjera për përmbushjen e kushteve, të cilat i posedojnë MPB, DAP dhe shërbimet studentore në fakultet.
Çdo aplikues i cili ka nevojë për përkrahje të drejtpëdrejtë gjatë aplikimit për realizim të të drejtës për ushqim të subvencionuar studentor, mund të drejtohet në Sektorin për standard të nxënësve dhe studentëve përmes kontaktit vijues: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.
Mbështetja financiare në vlerë prej 140 denarësh është e destinuar për blerjen e ushqimit, ndërsa studenti atë mund ta përdorë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqim. Kompensimi në para nuk është planifikuar të paguhet gjatë periudhës së pushimet veror, nga 1 korriku deri më 1 tetor.
Për realizimin e pagesave për ushqimet e subvencionuara të studentëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur një marrëveshje me Sparkasse Banka AD Skopje. Prandaj, të gjithë studentët që do ta fitojnë këtë të drejtë, për të cilën nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të njoftohet në mënyrë elektronie, do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje me Sparkasse Banka për të hapur një llogari të veçantë, të lidhur me një kartelë të deikuar pagese.
Për realizimin e pagesave për ushqimet e subvencionuara të studentëve, Ministria e arsimit dhe shkencës ka lidhur një marrëveshje me Sparkasse Banka AD Skopje. Prandaj, të gjithë studentët që do ta fitojnë këtë të drejtë, për të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ti njoftojë në mënyrë eletronike, do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Sparkasse Banka për të hapur një llogari të veçantë, të lidhur me një kartelë të dedikuar pagese.
Për realizimin e pagesave për ushqimet e subvencionuara të studentëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur një marrëveshje me Sparkasse Banka AD Skopje. Prandaj, të gjithë studentët që do ta fitojnë këtë të drejtë, e cila do të njoftohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë elektronike, do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje me Sparkasse Banka për të hapur një llogari të veçantë, të lidhur me një kartlë pagese të dedikuar.
Duke filluar nga tetori, mundësia për të aplikuar për të drejtën e ushqimit të subvencionuar të studentëve do të jetë e hapur në periudhën nga data 1 deri në 5 të çdo muaji të vitit akademik 2026/2027 dhe kjo vlen për paraqitje të studentëve që nuk e kanë realizuar të drejtën për ushqim të subvencionuar të studentëve, pas Thirrjes Publike ose e drejta e të cilëve ju ka pushuar për shkak të mos-përmbushjes së ndonjërit prej kritereve, e kjo do të ndodh atëherë kur ato sërish do t’i përmbushin.