Janevska: E promovojmë portalin e-nauka (e-shkencë) si pikë për ndërlidhje të hulumtuesve, bizneseve dhe rrjeteve shkencore ndëkombëtare

Janevska: E promovojmë portalin e-nauka (e-shkencë) si pikë për ndërlidhje të hulumtuesve, bizneseve dhe rrjeteve shkencore ndëkombëtare

Portali i ri publik e-nauka (e-shkencë), është bazë unike kombëtare elektronike për të gjithë hulumtuesit që kryejnë punë shencoro-hulumtuese. Ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska, në promovimin e sotëm tha se portali   e-nauka.mon.gov.mk për hulumtuesit, organizatat shkencoro-hulumtuese, i vë në pah statististikat dhe indikatorët. Ai është i ndërlidhur edhe me bazat globale të rezultateve hulumtuese Web of Science, Scopus dhe Google Scholar, me çfarë mundëson shfaqje të indikatorëve, rezultateve, shkallën e citimit dhe h – indeksin.

“Inkurajoj të gjithë hulumtuesit nga univerzitetet shtetërore dhe private dhe nga institucionet e arsimit të lartë,  nga institucionet shkencore publike dhe private, institutet shkencore dhe ASHAM, si dhe studiues të pavarur që punojnë në Maqedoni, por edhe studiues me origjinë maqedonase që punojnë në universitete të huaja, që të plotësojnë një aplikacion dhe për t'u futur në regjistrin elektronik e-shkencë. Ai është një mjet transparent dhe gjithëpërfshirës për ta zbuluar punën e tyre në skenën shkencore vendase dhe ndërkombëtare.  

Deri më tani, janë regjistruar 229 studiues. Për secilin prej tyre, është paraqitur arsimimi formal, punësimi, titulli shkencor, institucioni ose fakulteti ku punojnë, fusha shkencore në të cilën bën kërkime, pra identifikimi i kërkimit shkencor, si dhe treguesit dhe rezultatet e përfaqësimit në të tre bazat e të dhënave shkencore globale. - Scopus, Web of Science dhe Google Schoolar. 

Përmes e-shkencës, studiuesit e fitojnë mundësinë për t'u lidhur më lehtë me industrinë.

"Përmes kërkimeve të avancuara, bizneset tani mund të identifikojnë se cili shkencëtar ose studiues po punon në fushën e interesit të tyre, gjë që inkurajon partneritete të reja, i shndërron njohuritë në vlerë ekonomike dhe e përshpejton inovacionin", sqaroi Ministrja Janevska, duke shtuar se edhe sektori publik, të gjitha institucionet, agjencitë dhe fondet gjithashtu marrin një pasqyrë transparente të kapacitetit tonë kombëtar të kërkimit, mundësinë për kontakte dhe për vendimmarrje të bazuar në prova shkencore.

Portali e-shkencë (е-наука) është i qasshëm edhe për univerzitete ndërkombëtare, konsorciumet globale hulumtuese dhe qendrat multinacionale për hulumtim dhe zhvillim, gjë e cila krijon gjasa për më tepër aplikime për grante, bashkë-autorësi të punimeve me ndikim të madh  si dhe përforcim të pozitës së shkencëtarëve tanë, në suazat globale.

E-shkencë është përpjekje e mishëruar në programin e punës së Qeverisë,  e orientuar drejtë zhvillimit më të shpejtë dhe të qëndrueshëm të shtetit.

Buxheti për aktivitete shkencoro-kërkimore po rritet nga viti në vit. Ministrja Janevska tha se në vitin 2024 janë gjetur 380 milionë denarë, ndërsa në vitin pasardhës - 2025, për shkencën janë ndarë 680 milionë denarë. Buxheti vjetor për shkencë ka një shifër rekorde prej 773 milionë denarë. Ndërkaq, në vazhdë e sipër, është zbatimi i projekteve shkencoro-kërkimore me interes kombëtar me vlerë mbi 370 milionë denarë, ndërsa për kuadrin e fakulteteve dhe institucionet shkencore është siguruar qasje falas në bazat e të dhënave Web of Science dhe Scopus.

Accessibility Menu