Në Shkollën Fillore „ Aco Shopov“, në lagjen Radishan të komunës së Butelit, përveç zgjerimit të kapaciteteve me ndërtimin e katër klasave të reja, sot ka nisur edhe ndërtimi i pishinës të mbyllur. Bëhet fjalë për investim të mbështetur nga Qeveria, me vlerë prej 77 milionë denarë ndërsa në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryeministri, Prof. Dr. Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.Vesna Janevska, si dhe kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.
“Ky është angazhim i përbashkët i Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Butelit për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sportive në nivel lokal. Radishani do të pasurohet me objekt që do të jetë në dispozicion të të rinjve në jetën e tyre të përditshme, duke u mundësuar atyre të krijojnë shprehi të shëndetshme jetese, të merren me sport dhe të zhvillohen në mënyrë të drejtë. Investimet e këtilla kanë rol të rëndësishëm në përpjekjet e përgjithshme të shtetit për të nxitur të rinjtë drejt aktiviteteve pozitive dhe për t’i larguar nga veset dhe sjelljet e papërshtatshme”, theksoi Janevska.
Ajo shtoi se për ndërtimin e objektit shtesë në kuadër të shkollës, i cili do të ketë katër klasa të reja, janë investuar 37 milionë denarë, të siguruara nga Ministria. Me zgjerimin e kapaciteteve do të krijohen kushte për regjistrimin e rreth 100 nxënësve të tjerë, si dhe për organizimin e mësimdhënies tërëditore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë.
„ Ky investim për ndërtimin e hapësirave shtesë do të përfundojë deri në shtator dhe, së bashku me pishinën, do të bëhemi me kompleks të plotë bashkëkohor arsimor dhe sportiv,” theksoi ministrja.
Ministria e