Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Goce Dellçev“. Me çmimin „Goce Dellçev“ jepet mirënjohje shoqërore për arritje veçanërisht të rëndësishme në të gjitha fushat e shkencës me interes të vendit. Çmimi në vitin 2026 ndahet për arritje shkencore të publikuara në vitin 2025. Çmimi u ndahet individëve ose grupeve të autorëve nga vendi ose nga jashtë vendit.
Të drejtë aplikimi kanë vepra nga një autor ose grup autorësh të cilët janë botuar veçmas, janë recensuar dhe katalogizuar. Për datën e publikimit konsiderohet data e shënuar në katalogizimin e publikimit (CIP). Të drejtë aplikimi nuk kanë arritjet e publikuara në revista profesionale dhe shkencore me faktor ndikimi, si dhe kapituj ose pjesë të librave.
Individ ose grup i njejtë autorësh mund të jetë fitues i çmimit në të njëjtën fushë vetëm një herë. Anëtar i grupit autorësh mund si indivit të jetë fitues i çmimit për libër ose vepër tjetër në të njëjtën fushë. Propozime për ndarjen e çmimit mund të parashtrojnë: institucionet, shoqëritë tregtare, shoqatat e qytetarëve dhe qytetarët.
Konkursi për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Goce Dellçev“ gjendet në linkun në vijim.
Propozimet për ndarjen e çmimit dhe ekzemplarëve të arritjeve shkencore duhet të dorëzohen në periudhën nga 29.12.2025 deri më 13.02.2026, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Komisioni për Ndarjen e Çmimit „Goce Dellçev“, 1000 Shkup, rr. „Kirili dhe Metodi“ nr. 54.