Shpallje për angazhimin e personave në njësinë projektuese për implementimin e projektit për ndërtimin dhe pajisjen e sallave sportive shkollore dhe rehabilitimin e shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Projekti për ndërtimin dhe pajisjen e sallave sportive shkollore dhe rehabilitimin e shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili realizohet në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka për qëllim sigurimin e kushteve më të mira për realizimin e mësimit, si dhe avancimin e sportit shkollor, shëndetit dhe zakoneve të shëndetshme të nxënësve. Projekti financohet me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nevojë për angazhimin e 1 (një) personi në njësinë projektuese për implementimin e projektit në pozicionin vijues:

 

- Supervizor (1 person)

 

Kriteret minimale të cilat duhet t’i plotësojnë personat për pozitën e lartpërmendur janë si vijon:

1. Supervizor (1 person):

- Arsim i lartë – studime në fushën e arkitekturës me së paku 300 kredi të fituara sipas SETK ose përfundim të nivelit VII/1 (Inxhinier i Diplomuar i Arkitekturës).

- Së paku 5 (pesë) vite përvojë pune në profesion.

- Përvojë në menaxhim me marrëveshjet për realizim dhe mbikëqyrje të ndërtesave publike.

- Përvojë në menaxhimin ose realizimin e marrëveshjeve për ndërtim, mbikëqyrje të ndërtimit, projektim dhe revizion të shkollave dhe/ose objekteve të tjera shkollore do të konsiderohet përparësi.

- Njohja e gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë).

- Puna me kompjuter (MS Office dhe AutoCAD).

- Patentë shoferi i kategorisë B.

Krahas kritereve të përmendura për pozicionin, kandidatët e përzgjedhur duhet të posedojnë aftësitë e mëposhtme:

- Qasje e lartë profesionale;

- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, organizative dhe analitike;

- Aftësi për punë në ekip, përmbushje të detyrave dhe përkushtim ndaj obligimeve të punës;

- Proaktivitet dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;

- Aftësi për menaxhimin e kohës, prioriteteve dhe punë nën presion.

 

Personat/kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë fletëaplikim i cili përmban:

· biografi të shkurtër në gjuhën maqedonase (CV); dhe

· letër për shprehje të interesit në gjuhën maqedonase.

Biografi të shkurtër (CV) duhet patjetër të përmbajë të dhëna për numrin e krediteve SETK të fituara për arsimin ose për shkallën e arsimit të përfunduar.

 

Me kandidatët që përmbushin kriteret minimale, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të caktojë intervistë.

Fletëplikimet e paplotësuara, si dhe fletëaplikimet nga persona/kandidatë që nuk i plotësojnë kërkesat minimale të kësaj shpallje, do të refuzohen.

Fletëaplikimet duhet të dorëzohen më së voni deri më 31.12.2025 në e-mail: andrej.leonidov@mon.gov.mk

Accessibility Menu