KONKURS PËR NDARJEN E ÇMIMIT „GOCE DELLÇEV” NË VITIN 2026

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të Ligjit për Çmime  Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë,, nr. 52/2006, 54/07 dhe  74/12), Rregullorja për punën e Këshillit për ndarjen e çmimit  “Goce Dellçev” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 40/09, 25/11, 9/15  dhe 1/16) dhe Procesverbali  nga mbledhja e parë e Këshillit e mbajtur më 12.12.2025, Këshilli për ndarjen e çmimeve “Goce Dellçev” shpall

 

KONKURS

PËR NDARJEN E ÇMIMIT GOCE DELLÇEV” NË VITIN  2026

                                                                             

Me çmimin “Goce Dellçev” jepet njohje shoqërore për arritje veçanërisht të rëndësishme me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në fushën e shkencës.

Çmimi në vitin 2026 ndahet për libër ose vepër shkencore të publikuar  në vitin 2025.

Çmimi „ Goce Dellçev” ndahet më 4 Maj- ditën e vdekjes së Goce Dellçevit”.

Çmimi sipas kushteve të përcaktuara me Ligjin për Çmimet Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së  Maqedonisë” nr.  52/2006, 54/07 dhe 74/12) dhe me këtë konkurs ndahet për individë ose grup autorësh nga vendi ose jashtë vendit. 

Të drejtë konkurrimi kanë  veprat e një autori  ose veprat e një grup autorësh që janë publikuar veçmas, të recensuara dhe katalogizuara. Për datën e publikimit llogaritet data që është e shpallur në katalogimin e publikimit (CIP). Të drejtë konkurimi nuk kanë punimet e publikuara në revista profesionale dhe shkencore me faktor ndikimi si dhe kapituj ose pjesë të librave.

Individë ose grup autorësh të njejtë mund të jetë  fitues i çmimit në fushën e njejtë vetëm një herë.

Anëtar nga grupi i autorëve mund si individë të jetë fitues i çmimit për libër ose vepër tjetër në fushën e njejtë.

Propozime për ndarjen e çmimit mund të parashtrojnë: institucionet, shoqatat tregtare,  shoqatat tjera qytetare dhe qytetarët. 

Propozimi për ndarjen e çmimit duhet të arsyetohet dhe të përmbajë: të dhënat personale për autorët, përkatësisht autorët, adresa e vendbanimit, informata kontaktuese, të dhëna bibliografike dhe arsyetim të shkurtër për rëndësinë e realizimit i cili propozohet për çmim. Propozimet për libër ose vepër shkencore të publikuara në gjuhë të tjera duhet të përmbajnë rezime të shkurtër në gjuhën maqedonase ose gjuhën shqipe deri në 3 faqe dhe përmbajtje në gjuhën maqedonase ose gjuhën shqipe. 

Propozimi për ndarjen e çmimit duhet të bashkëngjiten 3 ekzemplarë. Propozimit duhet ti bashkangjiten së paku 3 ekzemplarë origjinal nga libri shkencor përkatësisht vepra, dhe ekzemplarë në formë elektronike të dorëzuar përmes postës - e.

Propozimet për ndarjen e çmimit duhet të parashtrohen prej më 29.12.2025  deri më  13.02.2026 në adresën :

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Këshili për Ndarjen e Çmimit  Goce Dellçev”

Rr. „Shën Kirili dhe Metodi  nr. 54, 1000 Shkup

adresa- e : olga.dukovska@mon.gov.mk

           

Propozimet e pakompletuara dhe propozimet të cilët nuk janë dorëzuar në afatin e caktuar nuk do të shqyrtohen:

 

KËSHILLI PËR NDARJEN E ÇMIMIT „GOCE DELLÇEV”

Accessibility Menu