Publikohet Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme në vitin shkollor 2026-2027
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është publikuar Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme për vitin shkollor 2026-2027, i cili gjendet në linkun
Konkursi parashikon mbi 25.000 vende të lira në të gjitha 109 shkollat e mesme publike në vend, nga të cilat më shumë se 17.000 janë në arsimin profesional, rreth 6.000 në gjimnaz dhe 570 në arsimin artistik.
Regjistrimi i nxënësve do të bëhet në formë elektronike përmes portalit Uslugi.gov.mk me hyrje të veçantë për nxënësit, duke përdorur llogaritë e tyre personale në schools.mk, pas së cilës dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në shkollat përkatëse.
Në afatin e qershorit ka dy paraqitje për aplikim-e para nga 12 deri më 15 qershor dhe e dyta më 23 qershor. Në afatin e gushtit ka një paraqitje për aplikim, e cila do të realizohet më 20 gusht.