Deri më 5 prill aplikimi për subvencionimin e racionit për studentë

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës
 
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i njofton studentët se afati për aplikim për të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë për vitin akademik 2025/2026 është prej më 1 deri më 5 prill 2026.
 
Të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ta përdorin të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike  që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasdiplomike  dhe në studime të integruara në universitetet publike dhe private në vend.
Si të aplikoni?
 
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet dhe nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të dorëzojnë aplikimin në formë elektronike  përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk.
Informacione  shtesë:
Kushtet dhe kriteret për përfitimin e të drejtës së subvencionimin të racionit  për studentë janë të disponueshme në linkun e mëposhtëm:
-          Për mbështetje gjatë aplikimit, kontaktoni përmes postës elektronike: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk
-          Studentët të cilëve u është ndërprerë e drejta e racionit të subvencionuar ndërsa konsiderojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë përsëri.
-          Ky afat është gjithashtu i hapur për studentët të cilët nuk kanë aplikuar në afatet aktive të mëparshme.
E rëndësishme:
Për shkak të rregulloreve ligjore për autentikim gjatë pagesave pa kontakt në terminalet POS, studentët do të duhet të fusin kodin PIN që llogaritë rrjedhëse  të jenë të suksesshme. Shparkase Banka publikoi dy njoftime të rëndësishme në lidhje me këtë ndryshim dhe mbështetjen për studentët:
Nëse e dini ose e mbani kodin PIN, nuk ka nevojë për reaktivizim.

Accessibility Menu