Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në sistemin qeveritar ENER janë publikuar versionet draft të Propozim-Ligjit për Arsimin e Lartë, Propozim-Ligjit për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Shkencën, si dhe Propozim-Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore, në të cilat janë integruar të gjitha propozimet konstruktive dhe të pranueshme të komunitetit akademik dhe opinionit të ekspertëve të paraqitura në debatet publike të organizuara, në takimet e shumta, përmes adresave elektronike të hapura dhe përmes sistemit ENER.
Pasojnë harmonizimet e zgjidhjeve të propozuara ligjore me institucionet dhe organet e tjera të përfshira dhe, pas miratimit nga Qeveria, do të vijojë procedura parlamentare për miratim.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh mirënjohje ndaj të gjithë palëve që dhanë kontribut në hartimin e versioneve më të mira të zgjidhjeve të reja ligjore, të cilat janë përgjigje ndaj rënies shumëvjeçare të cilësisë së arsimit të lartë dhe pasivitetit të shkencës në Maqedoni, por edhe përgjigje ndaj nevojave të kohës së re. Kujdesi për arsimin mbetet përgjegjësi jonë e përbashkët shoqërore.