KUMTESË

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik i njofton autorët se do të bëhet hapja e një pjese të shifrave nga Konkursi për botimin e teksteve shkollore për vitin e II të arsimit të mesëm profesional katërvjeçar për lëndët në vazhdim:

1.Menaxhimi i mostrave dhe evidentimi i rezultateve për vitin e II- PROFESIONI/SEKTORI: KIMI TEKNOLOGJI Drejtimet/kualifikimet arsimore: Teknik i laboratorit kimik dhe Teknik për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

2. Mjete teknike softuerike për vitin e II - PROFESIONI/SEKTORI: Elektroteknikë Drejtimi/kualifikimi arsimor : Elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion.

 

Hapja e shifrave për lëndët mësimore të lartpërmendura do të bëhet në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, kati i 13-të, më 01.04.2026 (e mërkurë), me fillim në orën 11:00.

Accessibility Menu