Programi i Evropës Qendrore për shkëmbim në fushën e studimeve universitare (CEEPUS-Central European Exchange Program for University Studies) shpall:
Thirrje publike
për pjesëmarrjen e institucioneve të arsimit të lartë
në rrjetet CEEPUS për vitin akademik 2026/2027
Republika e Maqedonisë së Veriut si nënshkruese e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Austrisë, Republikës së Bullgarisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Republikës së Çekisë, Republikës së Hungarisë, Malit të Zi, Republikës së Polonisë, Republikës së Moldavisë, Rumanisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Sllovakisë, Republikës së Sllovenisë dhe Kosovës për promovimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë në kuadër të Programit të Evropës Qendrore për shkëmbim në fushën e studimeve universitare (CEEPUS IV – Central European Exchange Program for University Studies), u mundëson institucioneve të arsimit të lartë të marrin pjesë si koordinatorë apo partnerë në rrjetet universitare të CEEPUS IV nga fusha të ndryshme.
Sipas marrëveshjes CEEPUS IV, ka disa ndryshime, përkatësisht rrjetin CEEPUS duhet ta përbëjnë të paktën pesë institucione të arsimit të lartë nga të paktën pesë vende anëtare të programit CEEPUS, ku një anëtar ka rolin e koordinatorit të rrjetit. Koordinatorët dhe partnerët në rrjete mund të jenë institucione të arsimit të lartë dhe anëtarët e tyre të asociuara. Në vitin akademik 2026/2027, një profesor me titull mësimdhënës mund të koordinojë vetëm një rrjet, ndërsa numri i rrjeteve ku një profesor me titull mësimdhënës mund të ketë rolin e personit kontaktues është i kufizuar në katër (4) rrjete akademike.
Programi ka për qëllim të promovojë mobilitetin e studentëve dhe kuadrit mësimdhënës dhe bashkëpunimit dhe zhvillimit të programeve të përbashkëta, që çojnë drejt diplomave të përbashkëta (Joint degree).
Mënyra e vetme është aplikimi online në www.ceepus.info.
Parashtrimi i aplikimeve për pjesëmarrje në rrjetet CEEPUS
Aplikimi për rrjetëzim është online në platformën zyrtare të programit CEEPUS: www.ceepus.info. Për parashtrimin e aplikimt është i obliguar koordinatori i rrjetit, nëse institucionet pjesëmarrëse kanë për obligim të bashkëngjisin dokumentacionin e kërkuar në kuadër të aplikimit elektronik. Dokumentet e nevojshme:
Letter of Endorsement - letër mbështetjeje me të cilën konfirmon se studentët nga institucionet e tjera partnere në kuadër të rrjetit do të lirohen nga shpenzimet për pagesat e tarifave të shkollimit. Dokumentin e nënshkruan rektori i Universitetit.
Letter of Intent – letër e qëllimit me të cilën konfirmon pjesëmarrjen në aktivitetet në rrjetet e përmendura. Përveç personit kontaktues lokal, duhet të nënshkruhet edhe personi udhëheqës i institucionit të arsimit të lartë.
Koordinatorët e rrjeteve të cilët vazhdojnë aktivitetet e tyre edhe në vitin e ardhshëm akademik në sistem zgjedhin opsionin “Prolong” dhe ndjekin udhëzimet për dokumentacionin që duhet të bashkangjesin përsëri.
Afati i fundit për aplikim është 30 nëntor 2025.
Për informata më të detajuara, mund t’i drejtoheni Zyrës Kombëtare të CEEPUS-it pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në kontakt telefonin: 02/ 3140185 ose në e-mail: olga.dukovska@mon.gov.mk.
Linku: Informacione më të detajuara për mënyrën e aplikimit:
https://www.ceepus.info/files/2025/guideline_NW_applicationround_26_27.pdf