Thirrje publike për regjistrimin e hulumtuesve në regjistrin elektronik, bazë e të dhënave për hulumtuesit në vend dhe jashtë vendit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës
 
Në bazë të nenin 54 të Ligjit për Veprimtarinë Shkencore dhe Hulumtuese (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 46/2008, 103/2008, 24/2011, 80/2012, 24/2013, 147/2013, 41/2014, 145/2015, 154/2015, 30/2016, 53/2016, 257/2016, 257/2020, 163/2021, 64/2024 dhe 253/2024), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrje publike për të gjithë hulumtuesit nga universitetet/institucionet e arsimit të lartë shtetërorë dhe privatë, institucionet shkencore publike, institucionet shkencore private, institutet shkencore, ASHAM dhe hulumtuesit e pavarur dhe hulumtuesit me origjinë maqedonase të cilët punojnë në universitete të huaja, për regjistrim në regjistrin elektronik, bazën e të dhënave për hulumtuesit në vend dhe jashtë vendit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Regjistrimi në bazën e të dhënave paraqet hapin fillestar për përcaktimin e regjistrit të shkencëtarëve, pas së cilës në fazat e ardhshme evidenca do të zgjerohet me aktivitetet shkencore–aplikative të hulumtuesve (projektet, punimet shkencore dhe profesionale dhe indikatorët), para së gjithash me bartjen nga bazat globale dhe institucionale të rezultateve hulumtuese.
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi plotësohet në mënyrë elektronike në portalin https://e-uslugi.mon.gov.mk/ në menynë Shkencë/hulumtues ku shkarkohet edhe dokumentacioni përkatës.

Accessibility Menu