Janevska kreu inspektim në rikonstruksionin e konviktit studentor “Stiv Naumov” në Autokomandë, studentët do të mund të akomodohen nga tetori

Janevska kreu inspektim në rikonstruksionin e konviktit studentor “Stiv Naumov” në Autokomandë, studentët do të mund të akomodohen nga tetori

Konviktet shtetërore studentore “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup janë dy të parët që qeveria aktuale do t’i rinovojë plotësisht dhe do t’i lëshojë në funksion në fillim të vitit të ri akademik. Punimet po zhvillohen paralelisht dhe do të përfundojnë në korrik, por më pas do të vijojë pajisja e dhomave dhe të gjitha ambienteve të tjera. Për këtë informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, gjatë vizitës së sotme në konviktin studentor në Autokomandë, ku bëri inspektim të shkurtër dhe mbikëqyrje në aktivitetet.

 

“Kushtet do të jenë moderne, sipas standardeve të larta evropiane për akomodim, por edhe për efikasitet energjetik. Jam e sigurt se studentët do ta shijojnë qëndrimin. Nuk do të ketë ndjekje të brejtësve dhe insekteve, nuk do të ketë më korrente ajri, dritare të ngjitura dhe tualete apo bojlerë të prishur. Në mënyrë shtesë, për të gjithë këtë të mirëmbahet dhe të zgjasë, po ndryshojmë edhe modelin e financimit, për të cilin është biseduar me përfaqësuesit e studentëve dhe ata janë dakord. Natyrisht, ruajtja e objekteve dhe mirëmbajtja e pajisjeve varet edhe nga vetë ata”, tha Janevska.

 

Ministrja shtoi se janë siguruar edhe mjete për fillimin e aktiviteteve të rikonstruksionit në 7 konviktet e tjera shtetërore studentore, për çka falënderoi Bashkimi Evropian, Banka Gjermane për Zhvillim dhe Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Theksoi se bëhet fjalë për buxhet të përgjithshëm prej rreth 50 milionë eurosh, nga të cilat mbi 10 milionë janë grante të pakthyeshme.

 

“Vazhdojmë ta përmirësojmë standardin studentor, kushtet për edukim, akomodim dhe qëndrim, si dhe të sigurojmë të drejta lehtësuese financiare dhe mjete për mbështetje, sepse të rinjtë janë qytetarët më të rëndësishëm të Maqedonisë dhe pa ta nuk mund të presim të ardhme me perspektivë. Qëllimi është t’i mbajmë këtu dhe ata të jenë të kënaqur me kujdesin nga vendi”, theksoi ministrja.

 

Ministrja theksoi se në periudhë dy vjeçare, është zgjeruar fusha e subvencionimit të racionit për studentët, janë ndarë vauçer për pajisje IT, është siguruar vazhdimësia e transportit publik falas në Shkup, janë dixhitalizuar të gjitha procedurat për aplikimin për të drejtat e studentëve dhe është mjaft e qartë se Qeveria nuk ka qëllim të zvogëlojë fondin e bursave, siç po përpiqej të paraqiste LSDM.

 

"Përsëri do të ndajmë 3,000 bursa në vitin e ri akademik, dhe madje do të ofrojmë edhe kategori të re - për herë të parë për studentët me vështirësi dhe sëmundje të rralla, ku do t’ju përgjigjemi

kërkesave të shoqatave të tyre dhe politikat e bursave do të bëhen më gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me kërkesat e BE-së", theksoi Janevska.

Accessibility Menu