Lënda: Reagim ndaj komtesës së partisë politike „ E Majta”

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

„ E Majta” manipulon me informacione dhe i dezinformon qytetarët, duke shpërndarë vërejtje nga raporti i auditimit për punën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës gjatë kohës së qeverisë së mëparshme, konkretisht raportin për vitin 2023, ndërsa të njëjtat ia atribuon qeverisë aktuale.

Në interes të së vërtetës, jemi të obliguar të reagojmë dhe ta informojmë opinionin publik për këtë. Udhëheqësia aktuale e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke punuar me përgjegjësi dhe transparencë, po vepron në përputhje me të gjitha rekomandimet e auditorit shtetëror të paraqitura në raportin e lartpërmendur. Vetëm para pak ditësh, kur njoftuam se po veprojmë sipas një prej rekomandimeve të Entit Shtetëror të Revizionit, i cili kërkon ndryshimin e modelit të financimit të konvikteve studentore, pikërisht „ E Majta” reagoi negativisht, duke kërkuar që të mos veprohet sipas tij. Sot, e njëjta parti thotë të kundërtën. Po atë ditë, ata deklaruan në mënyrë të pavërtetë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës po e zvogëlon numrin e bursave studentore.

Detyra e opozitës është të kritikojë, por jo të gënjejë. Tani që ndryshimet në arsim dhe shkencë janë prioritet dhe po realizohen në mënyrë transparente dhe përmes procesi gjithëpërfshirës, do të ishte korrekte që edhe ata të përfshiheshin. Edhe pse besojmë se kjo nuk do të ndodhë, megjithatë e ftojmë partinë politike „ E Majta” që, në vend se të harxhojë kohë duke shkruar trillime në rrjetet sociale, të propozojë projekte konkrete që do ta përshpejtonin përparimin e arsimit.

Udhëheqësia aktuale e MASH, me mbështetjen e Qeverisë, ka siguruar buxhet rekord për arsimin dhe shkencën në këtë vit. Mjetet po shfrytëzohen në përputhje me prioritetet e përcaktuara në programin e punës, përmes formulave të reja të financimit të arsimit fillor dhe të mesëm, investimeve infrastrukturore të planifikuara paraprakisht, për të cilat respektohen plotësisht procedurat e prokurimit publik, ndërsa institucionet e arsimit të lartë dhe ato shkencore më në fund kanë marrë mjete të mjaftueshme për zhvillimin e pandërprerë të veprimtarisë mësimore dhe për gjallërimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore, e cila për vite me radhë ishte neglizhuar.

Jo me gënjeshtra, por me vepra konkrete kontribuohet për të mirën e përgjithshme

Accessibility Menu