Janevska: ekonomia qarkulluese ofron zgjidhje për shumë sfida shoqërore dhe globale, po angazhohemi për zgjerimin e këtij koncepti përmes institucioneve arsimore

Janevska: ekonomia qarkulluese ofron zgjidhje për shumë sfida shoqërore dhe globale, po angazhohemi për zgjerimin e këtij koncepti përmes institucioneve arsimore

Maqedonia është vend i vogël me ekonomi që e ndien fuqishëm ndikimin e çdo ndryshimi më të madh global. Ndryshimet pozitive i pranojmë me kënaqësi, ndërsa për ato të pafavorshme duhet të kërkojmë me kohë mënyra se si të mbrohemi sa më mirë dhe të ndërtojmë sistem të qëndrueshëm. Këtë mund ta arrijmë vetëm përmes arsimit dhe shkencës, sepse pikërisht ato krijojnë faktet, nxisin inovacionet, teknologjitë e reja dhe zgjidhjet për zhvillim të qëndrueshëm.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në nënshkrimin e sotëm të memorandumit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë qarkulluese ndërmjet Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, së bashku me Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Fakultetin Ekonomik, si dhe institucioneve partnere nga Renania Veriore-Vestfalia, Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Këln dhe Universitetit Fern në Hagen. Bashkëpunimi është vendosur me mbështetjen e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

“Ekonomia qarkulluese është koncept bashkëkohor i jetesës dhe punës që ofron përgjigje për shumë sfida shoqërore dhe globale, përmes përdorimit racional të burimeve, zvogëlimit të mbetjeve, ripërdorimit dhe krijimit të vlerës së re përmes inovacioneve. Prandaj, me kënaqësi të madhe e përshëndes bashkëpunimin e institucioneve të arsimit të lartë, të cilat do të anga-zhohen për zgjerimin e zbatimit të këtij modeli të sjelljes ekonomike”, tha Janevska.

Ajo shprehu pritjen që shkëmbimi i informatave, studentëve dhe profesorëve, si dhe mbështetja për avancimin e programeve studimore, do t’u mundësojnë universiteteve të formojnë gjenerata për të cilat parimet e ekonomisë qarkulluese do të paraqesin model natyror dhe të vetmin të pranueshëm të funksionimit.

„Pikërisht këta të rinj, duke u përfshirë më tej në sektorin e biznesit, në komunitetin akademik dhe shkencor, si dhe në institucione, do të vazhdojnë ta përhapin këtë kulturë të veprimit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm, duke krijuar një të ardhme më të mirë për veten, për shtetin dhe për botën globale”, shtoi ministrja.

Accessibility Menu