Janevska: bashkëpunimi i mirë ndërmjet fakulteteve, kompanive dhe vendit e avancon  arsimin dhe inkurajon inovacionet për zhvillim të qëndrueshëm

Janevska: bashkëpunimi i mirë ndërmjet fakulteteve, kompanive dhe vendit e avancon  arsimin dhe inkurajon inovacionet për zhvillim të qëndrueshëm

 

Në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup sot u hap Qendra Shkencore-Kërkimore “Njohuri+ CO₂-”, në kuadër të bashkëpunimit me fabrikën e çimentos “Titan Usje”, e cila është e orientuar drejt rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e uljes së emetimeve të CO₂ gjatë prodhimit të betonit, përmes zhvillimit shkencor dhe arsimor, zbatimit dhe përvetësimit të njohurive dhe aftësive praktike, si dhe nxitjes së inovacioneve dhe interesit për teknologjinë.

“Qendra, për të cilën besoj se do të shndërrohet në hub inovacioni, bashkon sektorin akademik, komunitetin e biznesit dhe shtetin në përpjekjet për krijimin e kuadrove që do të dinë të zhvillojnë zgjidhje në përputhje me standardet evropiane për tranzicionin e gjelbër.

Ky bashkëpunim është veçanërisht i rëndësishëm sepse përqendrohet në njërën nga fushat që Strategjia e Specializimit Intelegjent e ka identifikuar si përparësi, me kapacitetin më të lartë ekonomik, inovativ dhe kërkimor, fushën - Materialet e Qëndrueshme dhe ndërtesat intelegjente. “Kjo do të thotë krijim i vlerës së shtuar përmes teknologjive dhe njohurive të reja, përmirësim të konkurrueshmërisë së ekonomisë vendase dhe përshpejtim të zhvillimit”, theksoi ministrja Vesna Janevska.

Qendra do t’u ndihmojë studentëve të përvetësojnë njohuri të zbatueshme në sektorin real, duke u dhënë mundësinë të lidhin teorinë me praktikën.

Kjo është ideja për futjen e modelit të arsimit dual edhe në arsimin e lartë, ndërsa fakultetet teknike janë vendi i duhur nga ku duhet të fillojë të realizohet. Në këtë mënyrë, të gjithë fitojnë - fakulteti përmbush me sukses rolin e tij arsimor dhe kërkimor, kompania investon në të ardhmen e të rinjve dhe në konkurrueshmërinë e vet, ndërsa shteti fiton fuqi punëtore inovative që e çon ekonominë përpara", theksoi ministrja Janevska. Pret që bashkëpunimi i suksesshëm të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë shembull që do ta ndjekin fakultete dhe kompani të tjera.

"Ministria dhe Qeveria janë të gatshme të mbështesin iniciativa të tilla. Ne duhet ta udhëheqim Maqedoninë drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe perspektive evropiane, me njohuri, inovacion dhe partneritet dhe, ajo që është shumë e rëndësishme, me angazhim të përbashkët", theksoi ministrja Janevska.

Bashkëpunimi midis Fakultetit të ndërtimtarisë dhe "Titan Usje" në fushën e arsimit i referohet zhvillimit të programit mësimor të përkushtuar ndaj strategjive për uljen e karbonit dhe praktikat e qëndrueshme të ndërtimit, si dhe përdorimin e përvojave nga vendet e zhvilluara, ku teoria lidhet me praktikën me qëllim të reduktimit të emetimeve të CO₂.

Accessibility Menu