Firmoset marrëveshje për bashkëpunim në arsim ndërmjet  Maqedonisë dhe Turqisë

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

 

Maqedonia dhe Turqia po thellojnë bashkëpunimin në fushat e arsimit. Me Marrëveshjen e nënshkruar nga ministrat e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë dhe Turqisë, Vesna Janevska dhe Jusuf Tekin, të dyja shtetet do të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacion dhe publikime shkencore në fushën e arsimit formal dhe joformal, si dhe do të inkurajojnë shkëmbimin e akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollave të mesme. Është pranuar shkëmbimi i përvojave në fushën e arsimit të mesëm dhe arsimit profesional si dhe trajnimit dhe kualifikimit të mësimdhënësve dhe mësimit të përjetshëm, organizimit të programeve të trajnimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta. Është harmonizuar shkëmbimi i përvojave lidhur me teknologjitë e reja arsimore, si dhe në fushën e përgatitjes së planeve dhe programeve mësimore.

Me Marrëveshjen mundësohet që nxënësit të marrin pjesë në gara shkencore dhe kulturore që organizohen në të dy vendet, promovohen bashkëpunimi për zhvillimin e programeve të përbashkëta, si dhe binjakëzimi i shkollave.

Është rënë dakord që si lëndë me zgjedhje të mësohen “Gjuha dhe kultura e turqve” përkatësisht “Gjuha dhe kultura e maqedonasve” në Maqedoni dhe Turqi. Gjithashtu është paraparë ndarja reciproke e bursave  për nxënësit e shkollave të mesme.

Grup i përbashkët pune do të kujdeset për zbatimin e Marrëveshjes.

Accessibility Menu