Informacion nga regjistrimi në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2026/2027 (afati i parë dhe i dytë i aplikimit)

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Afati i parë i aplikimit të nxënësve u realizua përmes aplikimit elektronik nga 12 deri më 15 qershor 2026, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla u realizua nga 16 deri më 17 qershor. Afati i dytë i aplikimit u realizua më 23 qershor, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla më 24 qershor deri në orën 15:00, të vitit 2026. Listat e renditjes u publikuan më 25 qershor 2026, në orën 12:00.

 

Në bazë të listave përfundimtare të renditjes për afatin e parë dhe të dytë të aplikimit, janë marrë të dhënat si vijon:

 

Në afatin e parë të aplikimit, gjithsej aplikuan 15 075 nxënës, prej të cilëve 13 423 nxënës u regjistruan (pas përzgjedhjes së bërë në arsimin artistik), edhe atë:

 

· 9 839 nxënës në gjuhën mësimore maqedonase,

· 3 357 nxënës në gjuhën mësimore shqipe,

· 213 nxënës në gjuhën mësimore turke dhe

· 14 nxënës në gjuhën mësimore serbe.

 

Në afatin e dytë të regjistrimit gjithsej u paraqitën 2 927 nxënës, prej të cilëve:

· 1 457 nxënës në gjuhën mësimore maqedonase;

· 1 369 nxënës në gjuhën mësimore shqipe;

· 101 nxënës në gjuhën mësimore turke.

Në të dy afatet të regjistrimit u regjistruan gjithsej 15.705 nxënës, prej të cilëve:

· 11 171 nxënës në gjuhën mësimore maqedonase;

· 4 241 nxënës në gjuhën mësimore shqipe;

· 279 nxënës në gjuhën mësimore turke; dhe

· 14 nxënës në gjuhën mësimore serbe.

Sipas llojit të arsimit, në të dy afatet e regjistrimit janë regjistruar gjithsej:

· 4 653 nxënës në arsimin e mesëm gjimnaz;

· 10 823 nxënës në arsimin profesional.

 

Në Akademinë Sportive u regjistruan 229 nxënës.

Në arsimin artistik, procesi i përzgjedhjes ende nuk ka përfunduar.

Accessibility Menu