Këshilli ekonomiko-social mbështeti reformat në arsimin e lartë

Këshilli ekonomiko-social mbështeti reformat në arsimin e lartë
Në mbledhjen e Këshillit ekonomiko-social, të mbajtur më 16 korrik, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, prezantoi dy reformat e rëndësishme në fushën e arsimit të lartë: Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Ligjin për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Shkencë, të cilët janë në procedurë parlamentare.
Para anëtarëve të Këshillit u theksua rëndësia e miratimit dhe hyrjes në fuqi të këtyre ligjeve, të cilët do të krijojnë sistem më cilësor, më transparent dhe më konkurrues të arsimit të lartë, të harmonizuar me standardet evropiane.
Arsimi i lartë cilësor nuk është vetëm investim në dije, por edhe investim në zhvillimin ekonomik të shtetit. Këto reforma do të mundësojnë përgatitjen e kuadrove që do t’u përgjigjen nevojave reale të tregut të punës, do të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat, do të nxisin veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe inovacionin, si dhe do të rrisin konkurrueshmërinë e ekonomisë sonë.
Anëtarët e Këshillit ekonomiko-social zhvilluan diskutim konstruktiv dhe mbështetën reformat që synojnë ndërtimin e sistemit bashkëkohor  të arsimit të lartë, në shërbim të studentëve, ekonomisë dhe zhvillimit të vendit.

Accessibility Menu