Delegacion nga Maqedonia në vizitë te Qendra për Teknologji Kreative TUMO në Armeni

Delegacion nga Maqedonia në vizitë te Qendra për Teknologji Kreative TUMO në Armeni

Një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qeveria, Qyteti i Shkupit dhe UNDP vizituan Qendrën për Teknologji Kreative TUMO në Jerevan, Armeni, qendrën udhëheqëse për edukimin e të rinjve në fusha digjitale dhe kreative.

 

TUMO ofron model arsimor inovativ- qasje falas për të rinjtë nga 12 deri në 18 vjeç drejt njohurive dhe aftësive në programim, animacion, zhvillim lojërash, ueb-dizajn dhe fusha të tjera bashkëkohore, përmes kombinimit të mësimit të pavarur, punës praktike dhe mentorimit nga ekspertë.

 

Vizita mundësoi mbikqyrje të drejtpërdrejtë mbi metodologjitë bashkëkohore arsimore, krijimin e partneriteteve publike-private dhe mënyrat e matjes së ndikimit mbi zhvillimin e të rinjve. Këto përvoja kanë rëndësi të veçantë për avancimin e kapaciteteve institucionale dhe për koordinim më të mirë në zhvillimin e iniciativave të ngjashme edhe tek ne.

 

Përveç Armenisë, TUMO ka qendra në disa qytete evropiane, aziatike dhe të Amerikës së Jugut. Gjatë vizitës u diskutua edhe për mundësinë e themelimit të një qendre të tillë edhe në kryeqytetin tonë.

Accessibility Menu