Në ShF „Goce Dellçev” në Ilinden po ndërtohet objekt i ri shtesë, konceptin për mësim në një turn po e pranojnë gjithnjë e më shumë komuna në Maqedoni

Në ShF „Goce Dellçev” në Ilinden po ndërtohet objekt i ri shtesë, konceptin për mësim në një turn po e pranojnë gjithnjë e më shumë komuna në Maqedoni

 

Në Shkollën Fillore “Goce Dellçev” në komunën e Ilindenit po ndërtohet objekt i ri shtesë me 10 klasa, i cili do të mundësojë futjen e mësimit me një turn, koncept që promovohet nga Qeveria dhe po pranohet nga gjithnjë e më shumë komuna në vend. Inspektim të punimeve ndërtimore sot kryen Kryeministri Prof. Dr. Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof.Dr. Vesna Janevska dhe kryetari i komunës Aleksandar Georgievski.

 

“ Urime për komunën për këtë investim që do të mundësojë realizimin e mësimit në një turn dhe qëndrimin e zgjatur, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse përfitimet janë të shumëfishta -fëmijët janë më të përqendruar kur ndjekin mësimin në një turn në mëngjes dhe socializohen më shumë. Përmes më shumë aktiviteteve zgjedhore dhe jashtëshkollore, fokusohen në atë që duan të mësojnë dhe më e rëndësishmja është se qëndrojnë më gjatë në shkollë. Do të rikujtoj se nxënësit tanë kanë 900 orë më pak deri në moshën 15-vjeçare në krahasim me bashkëmoshatarët në Evropë. Sigurisht që me mësimin në një turn zvogëlohen edhe shpenzimet për funksionimin e shkollave”, u shpreh Janevska.

 

Vitin e kaluar shkollor, konceptin e punës me një turn e pranuan 150 shkolla, ndërsa në këtë vit shkollor ai numër tejkalon 200. Me investime të reja në rritjen e kapaciteteve shkollore në shkollat ekzistuese, koncepti do të vazhdojë të zgjerohet.

 

“Shumë shpejt do të fillojnë zgjerime edhe në disa shkolla të tjera, të financuara nga Qeveria. Kemi plan më të gjerë dhe gjatë mandatit ai do të përmbyllet plotësisht. Vetëm për momentin kemi 30 investime ndërtimore aktive si Ministri, në vlerë prej 16 milionë euro”, shtoi ministrja.

 

Objekti që po ndërtohet në oborrin e SHF “Goce Dellçev” në Ilinden dhe do të lidhet me atë ekzistues me sipërfaqe prej 910 m². Në dy kate do të ketë 10 klasa, 4 tualete, si dhe 2 tualete shtesë për nxënës me nevoja të veçanta, një zyrë për mësimdhënësit dhe ashensor. Vlera e investimit është 50,4 milionë denarë.

Accessibility Menu