Zëvendësministri Sulejmani morri pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore Agrobiznes “AGROMAK 2026”

Zëvendësministri Sulejmani morri pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore Agrobiznes “AGROMAK 2026”

Faktori kyç për konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e bujqësisë në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe rritjes së konkurrencës globale, është investimi në shkencë dhe kërkim. Kjo Qeveri është e vendosur që vazhdimisht të rrisë mjetet për financimin e projekteve kërkimore-shkencore. Vitin e kaluar, me 6 milionë euro mjete buxhetore, kemi mbështetur projekte kërkimore dhe inovative, prej të cilave një pjesë janë të lidhura me bujqësinë.

Këtë e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, në hapjen e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare Shkencore Agrobiznes "AGROMAK 2026", në të cilën shkencëtarë, profesorë dhe praktikues të shumtë shkëmbyen mendime për sfidat dhe mundësitë e agrobiznesit, inovacionit dhe bujqësisë së qëndrueshme.

Maqedonia, në bujqësi, është vend i varur nga importi dhe pavarësisht kësaj ka mbi 280 ditë me diell në vit, ujë të mjaftueshëm dhe një sërë burimesh të tjera. Nga ana tjetër, Strategjia për specializim inteligjent, si dokument e cila e përcakton drejtimin e zhvillimit ekonomik dhe shkencor-inovativ të vendit, e identifikon bujqësinë inteligjente dhe prodhimin e ushqimit me vlerë të shtuar më të lartë, si fushë prioritare për zhvillim.

Zëvendësministri tha se ky është sinjal i qartë se bujqësia duhet të trajtohet si një degë strategjike, në të cilën duhet të investojmë në mënyrë sistematike për të modernizuar, përmes teknologjive të reja, dixhitalizimit dhe përdorimit efikas të burimeve.

“Nevojitet investim në kërkime shkencore dhe inovacione, të cilat do të sjellin zgjidhje të reja për sfidat klimatike dhe për konkurrencën globale. Ndërsa më e rëndësishmja është se duhet të krijojmë gjenerata të reja të kuadrove të kualifikuar që do ta udhëheqin këtë sektor përpara. Si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, ne tashmë po punojmë në këtë plan”, shtoi Sulejmani.

 

Kuadrot në lëminë e bujqësisë formohen në shkollat e mesme bujqësore, në fakultete dhe përmes programeve të specializuara të lidhura me bujqësinë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron bursa për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët, për të stimuluar interesin për këto profesione.

 

Studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë në fakultetet e bujqësisë të të gjitha universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë në vend, marrin bursën mujore më të lartë prej 18.000 denarë. Kjo është porosi se si shtet e vlerësojmë bujqësinë dhe dëshirojmë të mbajmë të rinjtë në këtë sektor.

 

“Për të bërë një hap më të madh përpara në bujqësi, konferencat ndërkombëtare si kjo janë të rëndësishme si mundësi për shkëmbim të njohurive dhe përvojave, si dhe për ndërtimin e partneriteteve,” shtoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës.

Accessibility Menu