Janеvska: numri i nxënësve është zvogëluar, mirëpo të gjithë mësimdhënësit do t’i ruajnë vendet e punës

Janеvska: numri i nxënësve është zvogëluar, mirëpo të gjithë mësimdhënësit do t’i ruajnë vendet e punës

Qeveria po bën përpjekje, përmes politikave dhe masave konkrete, që të gjithë mësimdhënësit t’i ruajnë vendet e tyre të punës, pavarësisht se numri i nxënësve është ulur ndjeshëm në vitet e fundit, ndërsa vitin e kaluar në 147 shkolla periferike nuk është regjistruar asnjë nxënës. Ndër të tjera, pikërisht për këtë arsye po e zbatojmë mësimin me një turn dhe qëndrim të zgjatur në shkolla, me qëllim që mësimdhënësit të kenë angazhime shtesë, fond të plotë orësh dhe të marrin pagë të plotë. Në këtë na ndihmojnë partnerët tanë të mëdhenj, UNICEF dhe Banka Popullore.

 

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në Kuvend lidhur me gjendjen e kuadrit arsimor në komunën e Dibrës, ku ka reagim nga grup i mësimdhënësve në lidhje me procesin e optimizimit të rrjetit shkollor.

 

“Në një periudhë prej pak më shumë se 20 vitesh, numri i nxënësve është ulur për 28%, ndërsa në të njëjtën periudhë numri i mësimdhënësve është rritur për 46%. Si rezultat i kësaj, mesatarja kombëtare është ulur nga 18 nxënës për mësimdhënës në 11,4 nxënës për mësimdhënës, krahasuar me mesataren e OECD prej 15 nxënës për mësimdhënës”, theksoi Vesna Janevska, duke shtuar se për shkak të kësaj gjendjeje, rreth 90%, ndërsa në disa komuna edhe deri në 100% e mjeteve për arsim shkojnë për paga, gjë që lë hapësirë minimale për investime në infrastrukturë, pajisje dhe zhvillim profesional.

 

Ministrja u shpreh se politikat e dobëta të qeverisë së mëparshme kanë pasur ndikim të madh në uljen e numrit të nxënësve. Kur, gjatë 7 viteve të fundit, të rinjtë duhej të planifikonin jetën dhe të krijonin familje në vend, ata kanë zgjedhur të largohen jashtë vendit ose të shtyjnë krijimin e familjes. Madje, edhe familje të krijuara tashmë janë larguar nga vendlindja. Ajo shtoi se, pavarësisht se dikush mund të tallet me këtë tani, fakt është se gjatë dy viteve të fundit ka ndryshim të situatës në disa komuna.

Accessibility Menu