Bazuar në nenin 205 të Ligjit për Arsimin e Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 82/18, 154/19, 76/20, 178/21, 58/24 dhe 124/25), ministrja e Arsimit dhe Shkencës solli:
Aktvendim për anulimin e diplomës për përfundimin e ciklit të parë të studimeve
dhe të diplomës për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve
1. Me këtë Aktvendim anulohen:
- Diploma me nr. 832/1 e datës 01.10.2015, e lëshuar më 06.10.2015, me numër serik 001219, për përfundimin e ciklit të parë të studimeve, në emër të Elena Jordançe Kuzmanovska, në programin studimor Psikologji e Përgjithshme, me titullin profesional të fituar psikolog i diplomuar me 240 SETK dhe notë mesatare 9.6, të lëshuar nga Universiteti Ndërkombëtar Sllav “Gavrilo Romanoviç Derzhavin” – Sveti Nikol, Manastir – Republika e Maqedonisë dhe
- Diploma me nr. M147 e datës 25.11.2015, e lëshuar më 24.05.2016, me numër serik 000207, për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve, në emër të Elena Jordançe Kuzmanovska, në studimet universitare në programin studimor Psikologji Klinike dhe Këshilluese, me gjithsej 300 SETK, notë mesatare 9.71 dhe titullin profesional të fituar Magjistër i Shkencave Psikologjike, e lëshuar nga Universiteti Ndërkombëtar Sllav “Gavrilo Romanoviç Derzhavin” – Sveti Nikol, Manastir – Republika e Maqedonisë.
2. Ky aktvendim hyn në fuqi në ditën e sjelljes së tij.
A R S Y E T I M
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës formoi Komision për mbikëqyrjen e lëshimit të diplomave dhe certifikatave me Aktvendimin nr. 18-2317/1 të datës 06.02.2026, i cili më 18.02.2026 kreu mbikëqyrje në dosjet e studentit Elena Jordançe Kuzmanovska për diplomat e lëshuara të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, si dhe shqyrtim në librat amë të studentëve të regjistruar në vitin akademik 2013/2014 dhe në librat kryesorë të studentëve të diplomuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, në selinë e Universitetit Ndërkombëtar Sllav në Sveti Nikol.
Në përputhje me mbikëqyrjen e kryer, Komisioni për mbikëqyrjen e lëshimit të diplomave dhe certifikatave hartoi Raport me nr. 18-2317/2 të datës 02.04.2026 dhe dorëzoi propozim, që diplomat nga pika 1 e këtij aktvendimi të anulohen.
Siç rezulton nga Raporti me nr. 18-2317/2 të datës 02.04.2026, Komisioni konstatoi numër të madh parregullsish në studimet e ciklit të parë dhe të dytë të studentes Elena Jordançe Kuzmanovska, edhe atë – parregullsi të konstatuara për ciklin e parë të studimeve: Regjistrimi i studentes dhe avancimi i studimeve në vitin e tretë në vitin 2013, në afatin e dytë të regjistrimit, nuk ka mundur të kryhet, pasi Aktvendimi për riregjistrimin e studentes nga një fakultet tjetër me nr. 03-323/2 të datës 03.07.2014, me të cilin janë njohur disa provime nga arsimi i mëparshëm, si dhe provimet diferencuese që studentja duhet t’i japë përsëri, është miratuar më 03.07.2014, përkatësisht studentja ka mundur të regjistrohet në vitin e tretë nga dita e sjelljes së aktvendimit të lartpërmendur dhe jo në vitin 2013, para se të miratohej Aktvendimi për riregjistrimin e studentes nga fakultet tjetër me nr. 03-323/2 të datës 03.07.2014. Universiteti Ndërkombëtar Sllav “Gavrilo Romanoviç Derzhavin” – Sveti Nikol, duke e regjistruar studentin drejtpërdrejtë në vitin e tretë, në vitin 2013, në afatin e dytë të regjistrimit, ka vepruar në kundërshtim me nenin 16 paragrafi 1 të Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 38/05, 110/08 dhe 51/11).
Njohja e provimeve në aktvendimin për riregjistrim është në kundërshtim me nenin 2 (përkufizim), pika 14 e Ligjit për Arsimin e Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 35/08), i cili ka qenë në fuqi gjatë periudhës së studimeve të studentit, ku është përcaktuar se “Sistemi i transferimit të kredive” është procedurë e përbashkët, që vendoset sipas Sistemit Evropian të Transferimit të Kredive (ECTS – European Credit Transfer System). Studentja Elena Jordançe Kuzmanovska, deri në miratimin e aktendimit për riregjistrimin e studentit nga fakultet tjetër me nr. 03-323/2 të datës 03.07.2014, në vitin akademik 2013/2014 kishte dhënë provime, që bartin 161 SETK nga programi studimor, që ka gjithsej 240 SETK kredi, dhe kjo është në kundërshtim me nenin 93 paragrafi 4 të Ligjit për Arsimin e Lartë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 35/08), i cili ka qenë në fuqi gjatë periudhës së studimeve të studentit, përkatësisht kreditë e provimeve të njohura nga Shkolla e Lartë e Mjekësisë – Manastir, nuk korrespondojnë me kreditë, që ato mbajnë dhe nuk janë ekuivalente me ato të Fakultetit të Psikologjisë – drejtimi Psikologji e Përgjithshme.
Nga shqyrtimi i fletëparaqitjeve në dosjen e studentit Elena Jordançe Kuzmanovska është konstatuar, se në pesë fletëparaqitje të provimeve të dhëna në ciklin e parë të studimeve është vendosur vulë me emrin aktual kushtetues të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, emër i cili nuk ka mundur të përdoret në vulë, pasi në kohën e dorëzimit të fletëparaqitjeve dhe dhënies së provimeve emri i shtetit ka qenë Republika e Maqedonisë.
Parregullsi të konstatuara për ciklin e dytë të studimeve: Nga shqyrtimi i programit studimor të Fakultetit të Psikologjisë – Psikologji Klinike dhe Këshilluese (3+2) – studime pasdiplomike është konstatuar, se janë paraparë katër lëndë të obligueshme, që bartin nga 15 SETK, një lëndë me zgjedhje që bart 10 SETK, një lëndë zgjedhore universitare që bart 10 SETK, punë praktike që bart 10 SETK, drafti i punimit të magjistraturës që bart 10 SETK dhe punimi i magjistraturës që bart 10 SETK, ose gjithsej, sipas programit studimor, 120 SETK. Megjithatë, sipas strukturës së programit studimor, numri i SETK kredive rezulton 110 SETK. Sipas shqyrtimit të fletëparaqitjeve të provimeve të dhëna, si dhe të Certifikatës për provimet e dhëna nga cikli i dytë i studimeve për dosjen M133015, të lëshuar më 11.12.2015 (pa numër arkivor), studentja ka dhënë katër lëndë të obligueshme nga 15 SETK kredi, dy lëndë me zgjedhje nga 10 SETK kredi dhe një lëndë me zgjedhje universitare që bart 10 SETK kredi. Në certifikatë janë përfshirë 10 SETK për punën praktike, pesë SETK për draftin e punimit të magjistraturës dhe 15 SETK për punimin e magjistraturës, ose gjithsej 120 SETK kredi. Kreditë e dhëna për draftin e punimit të magjistraturës dhe për punimin e magjistraturës ndryshojnë nga ato të përcaktuara në programin studimor, si dhe është konstatuar se studentja, në vend të një lënde me zgjedhje, ka dhënë dy lëndë me zgjedhje, ndërsa në programin studimor është paraparë vetëm një lëndë me zgjedhje.
Në nenin 9 të Rregullores për organizimin e studimeve të ciklit të dytë (studime të magjistraturës) me nr. 03-164/2 të datës 11.05.2012 përcaktohet se: “Regjistrimi në studimet e magjistraturës për kandidatët, që kanë përfunduar studime jo të përshtatshme specialistike, përkatësisht kanë përfunduar ciklin e parë me 240 SETK, ose 180 SETK nga studime jopërkatëse, rregullohet me vendim të veçantë të Këshillit Mësimor-Shkencor të fakultetit përkatës, në të cilin kandidati aplikon për regjistrim dhe realizohet testim nga fusha përkatëse për të cilën aplikohet për regjistrim. “Universiteti Ndërkombëtar Sllav” gjatë shqyrtimit nuk ka paraqitur asnjë dokument, apo vendim me të cilin vërtetohet përshtatshmëria e programeve studimore nga studimet specialistike për regjistrim në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve për personin Elena Jordançe Kuzmanoska.
Në bazë të sipërpërmendurës, u vendos si në dispozitivin e këtij aktvendimi.
Udhëzim juridik: Kundër këtij aktvendimi mund të ngrihet kontest administrativ në afat brenda 30 ditëve nga dita e pranimit, pranë Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut.