Informacion mbi regjistrimin në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027 (aplikimi i parë elektronik në afatin e regjistrimit të qershorit)

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Aplikimi i parë i nxënësve u realizua përmes aplikimit elektronik nga data 12 deri më 15 qershor 2026 ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm më 16 dhe 17 qershor 2026. Listat e renditjes u publikuan më 18 qershor 2026.

 

Konform Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2026/2027 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është publikuar në muajin mars 2026, është paraparë që në shkollat ku në listën e renditjes ka numër më të madh të nxënësve me pikë të njëjta, të organizohet testim kualifikues. Këtë vit shkollor, u paraqit nevoja për testim kualifikues në sektorin shëndetësi dhe mbrojtje sociale, për kualifikimin teknik farmaceutik në gjuhën mësimore shqipe në SHMMQSH “Dr. Pançe Karagjozov” – Shkup. Nxënësit do t’i nënshtrohen provimit kualifikues në lëndët biologji dhe kimi, sipas programit mësimor të biologjisë dhe kimisë nga klasa e tetë dhe e nëntë, i cili do të organizohet më 22 qershor 2026 në të njëjtën shkollë.

 

Listat përfundimtare të renditjes me rezultatet për nxënësit të cilët do t'i nënshtrohen testimit kualifikues do të publikohen në të njejtën ditë, në vend publik në shkollë dhe/ose në faqen e internetit të shkollës.

 

Në bazë të listave përfundimtare të renditjes për aplikimin e parë janë marrë të dhënat në vazhdim:

Në aplikimin e parë gjithsej u paraqitën 15 075 nxënës, nga të cilët në aplikimin e parë u regjistruan gjithsej 13 397 nxënës, dhe atë:

· 9 813 nxënës me mësim në gjuhën mësimore maqedonase,

· 3 357 nxënës me mësim në gjuhën mësimore shqipe,

· 213 nxënës me mësim në gjuhën mësimore turke dhe

· 14 nxënës me mësim në gjuhën mësimore serbe.

 

Sipas llojit të arsimit, në aplikimin e parë janë regjistruar gjithsej:

· 3010 nxënës në arsimin e mesëm gjimnaz në gjuhën mësimore maqedonase,

· 1165 nxënës në arsimin e mesëm gjimnaz në gjuhën mësimore shqipe,

· 89 nxënës në arsimin e mesëm gjimnaz në gjuhën mësimore turke,

· 14 nxënës në arsimin e mesëm gjimnaz gjuhën mësimore serbe,

· 6653 nxënës në arsimin profesional në gjuhën mësimore maqedonase,

· 2133 nxënës në arsimin profesional në gjuhën mësimore shqipe,

· 124 nxënës në arsimin profesional në gjuhën mësimore turke,

· 150 nxënës në arsimin artistik (arti muzikor) në gjuhën mësimore maqedonase.

· 59 nxënës në arsimin artistik (arti muzikor) në gjuhën mësimore shqipe.

Arti figurativ në arsimin artistik është në proces të seleksionimit.

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për arsimin e mesëm gjimnaz në gjuhën mësimore maqedonase në shkollat në vazhdim:

- SHMK Gjimnazi „Josip Broz Tito“ – Manastir

- SHMK „Metodi Mitevski Brico“ – Dellçevë

- SHMK „Naum Naumovski Borçe“ – Probishtip

- SHMQSH Gjimnazi „Nikolla Karev“ – Shkup

- SHMQSH Gjimnazi „Rade Jovçevski Korçagin“ – Shkup

- SHMQSH Gjimnazi „Georgi Dimitrov“ – Shkup

- SHMSH „Metodi Mitevski Brico“ – Shkup

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar në arsimin profesional në sektorët/kualifikimet dhe shkollat në vazhdim:

 

SEKTORI NDËRTIMTARI DHE GJEODEZI:

· SHMTK „Gostivar“ – Gostivar

- teknik i arkitekturës në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMK „Gjorçe Petrov“ – Kriva Pallankë

- teknik i ndërtimtarisë në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMK „Niko Nestor“ – Strugë

- teknik i arkitekturës në gjuhën mësimore maqedonase.

 

SEKTORI GRAFIKË:

· SHMK „Taki Daskallo“ – Manastir

- teknik i grafikës në gjuhën mësimore maqedonase.

 

SEKTORI EKONOMI, JURIDIK DHE TREGTI:

· SHMEK „Jane Sandanski“ – Manastir

- teknik për tregti elektronike dhe marketing digjital në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMK „Josif Josifovski“ – Gjevgjeli

- teknik i ekonomisë/administrator biznesi (duale) në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMK „Lupço Santov“ – Koçan

- administrator biznesi (duale),

- teknik për tregti elektronike dhe marketing digjital (duale),

të gjitha në gjuhën mësmore maqedonase.

· SHMK „Gjorçe Petrov“ – Kriva Pallankë

- teknik për tregti elektronike dhe marketing digjital (duale) në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMK „Pero Nakov“ – Kumanovë

- teknik i ekonomisë (duale) me gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMQSH „Koço Racin“ – Shkup

- teknik i ekonomisë/teknik për tregti elektronike dhe marketing digjital (duale) në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMEJTQSH „Vasil Antevski Dren“ – Shkup

- teknik i ekonomisë në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMEJQSH „Arseni Jovkov“ – Shkup

- asistent administrator afarist në gjuhën mësimore shqipe,

- shitës – referent për shërbime shitjeje me mësim në gjuhën mësimore shqipe.

· SHMQSH „Cvetan Dimov“ – Qyteti i Shkupit

- shitës – referent për shërbime në gjuhën mësimore shqipe,

- teknik i ekonomisë me mësim në gjuhën mësimore shqipe,

- teknik i juridikut në gjuhën mësimore shqipe.

· SHMK „Jane Sandanski“ – Strumicë

- teknik për tregti elektronike dhe marketing digjital (duale) në gjuhën mësimore maqedonase.

 

SEKTORI ELEKTROTEKNIKË DHE TEKNOLOGJI INFORMATIKE:

· SHMSHQBAPT „Gjorgji Naumov“ – Manastir

- teknik për mekatronikë industriale (duale), në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMTK „Gostivar“ – Gostivar

- elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion / teknik për mekatronikë industriale (arsim dual) në gjuhën mësimore maqedonase,

- elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë (duale) në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMK „Gjorçe Petrov“ – Kriva Pallankë

- elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë (duale) në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMEQSH „Mihajllo Pupin“ – Shkup

- elektroteknik energjetik (duale), në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMSHQBAPT „Nikolla Karev“ – Strumicë

- elektroteknik energjetik në gjuhën mësimore maqedonase.

 

SEKTORI SHËNDETËSI DHE MBROJTJE SOCIALE:

· SHMMK „Dr. Jovan Kalauzi“ – Manastir

- infermier/e (duale) në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMK „Josif Josifovski“ – Gjevgjeli

- teknik dentar / teknik farmaceutik (duale) në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMMK „Gostivar“ – Gostivar

- infermier/e (duale) në gjuhën mësimore shqipe,

- teknik farmaceutik (duale) në gjuhën mësimore shqipe.

· SHMK „Mirko Mileski“ – Kërçovë

- infermier/e (duale) në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMTK „Nace Bugjoni“ – Kumanovë

- infermier/e (duale) në gjuhën mësimore shqipe.

· SHMSHQBAPT „Kiro Burnaz“ – Kumanovë

- teknik i farmacisë (duale) në gjuhën mësimore shqipe.

· SHMK „Gjorçe Petrov“ – Prilep

- infermier/e në gjuhën mësimore maqedonase.

· SHMQSH „Dr. Pançe Karagjozov“ – Shkup për drejtimet arsimore:

- teknik dentar në gjuhën mësimore maqedonase;

- teknik dentar në gjuhën mësimore shqipe;

- infermier/e në gjuhën mësimore shqipe;

- teknik i fizioterapisë në gjuhën mësimore maqedonase;

- teknik farmaceutik në gjuhën mësimore shqipe (testim kualifikues);

- infermier/e gjinekologji-akusheri në gjuhën mësimore shqipe.

· SHMQSH „Cvetan Dimov“ – Shkup

- infermier/e në gjuhën mësimore shqipe;

- teknik dentar në gjuhën mësimore shqipe;

- teknik farmaceutik në gjuhën mësimore shqipe.

· SHMMK „Nikolla Shtejn“ – Tetovë

- infermier/e në gjuhën mësimore shqipe.

 

SEKTORI SHËRBIME PERSONALE:

· SHMQSH “ Dimitar Vllahov” - Shkup

- teknik për kujdes kozmetik dhe bukuri në gjuhën mësimore maqedonase;

· SHMQSH “Shaip Jusuf” - Shkup

- paruker në gjuhën mësimore maqedonase;

· SHMQSH “ Saraj” – Shkup, për drejtimin arsimor:

- paruker në gjuhën mësimore shqipe;

· SHMKM “Nikolla Shtejn” Tetovë

- teknik për kujdes kozmetik dhe bukuri në gjuhën mësimore shqipe;

· SHMK “Jane Sandanski” - Shtip

- teknik për kujdes kozmetik dhe bukuri (duale) në gjuhën mësimore maqedonase.

 

SEKTORI MAKINERI

· SHMSHQBAPT “ Gjorgji Naumov” - Manastir

- teknik për kontroll kompjuterik (duale) në gjuhën mësimore maqedonase;

· QKSHEM „Shën Naumi i Ohrit“ – Ohër

· teknik i makinerisë prodhuese / teknik i makinerisë për automjete (duale) në gjuhën mësimore maqedonase;

· SHMQSH „Vllado Tasevski“ – Shkup

- teknik i energjisë mekanike (duale) në gjuhën mësimore maqedonase;

· QSHAK „Boro Petrushevski“- Shkup

- teknik i makinerisë për automjete në gjuhën mësimore maqedonase;

· SHMSHQBAPT „Nikolla Karev“-Strumicë

- teknik i makinerisë për automjete në gjuhën mësimore maqedonase.

 

 

SEKTORI KOMUNIKACION, TRANSPORT DHE MAGAZINIM:

· SHMSHQBAPT „Kiro Burnaz“-Kumanovë

- teknik për komunikacion rrugor (duale) në gjuhën mësimore maqedonase;

· QKSHEM „Shën Naumi i Ohrit“ – Ohër

- teknik për komunikacion rrugor (duale) në gjuhën mësimore maqedonase;

· SHMQSH „Vllado Tasevski“ – Shkup

- teknik për transport dhe spedicion (duale) në gjuhën mësimore maqedonase;

- teknik për logjistikë në komunikacion (duale) në gjuhën mësimore maqedonase;

 

SEKTORI HOTELIERI DHE TURIZËM :

· SHMK „Kole Nedellkovski“-Veles

- kamarier / kuzhinier (duale) në gjuhën mësimore maqedonase

 

SEKTORI KIMI DHE TEKNOLOGJI:

· SHMQSH „ Maria Kiri Skllodovska “- Shkup

- teknik për mbrojtjen e mjedisit jetësor në gjuhën mësimore maqedonase;

- teknik për produkte kozmetike dhe kimike në gjuhën mësimore maqedonase

- teknik laboratorik kimik në gjuhën mësimore maqedonase dhe shqipe

· SHMK „Niko Nestor“ – Strugë

- teknik laboratorik - kimik, në gjuhën mësimore maqedonase

 

SEKTORI PYLLTARI DHE PËRPUNIMI I DRURIT:

· SHMQSH “ Gjorgji Dimitrov” - Shkup

- teknik për mobilie dhe enterier (duale) në gjuhën mësimore maqedonase.

-Vendet e lira për paraqitjen e dytë janë gjithsej për 11.882 nxënës, nga të cilët:

· 7.404 vende të lira në gjuhën mësimore maqedonase;

· 4.002 vende të lira në gjuhën mësimore shqipe;

· 456 vende të lira në gjuhën mësimore turke;

· 20 vende të lira në gjuhën mësimore serbe.

 

Paraqitja e dytë e nxënësve do të bëhet në mënyrë elektronike më 23 qershor. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla do të bëhet më 24 qershor.

 

Lista e rangimit me rezultatet e regjistrimit publikohet më 25 qershor 2026, në vend publik në shkollë dhe/ose në faqen e internetit të shkollës, deri ora 12:00.

Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat e arsimit të mesëm më 29 qershor 2026, ndërsa listat përfundimtare të rangimit me rezultatet do të publikohen po atë ditë të testimit, në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe/ose në faqen e internetit të shkollës.

Accessibility Menu