Në bazë të nenit 10 paragrafit 1 alinea 7 të Ligjit për Shërbimin Pedagogjik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 18/2011, 41/2014, 55/2016 dhe 64/2018) dhe nenit 54 paragrafit (4) të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 124/15), drejtori i Shërbimit Pedagogjik, solli:
AKTVENDIM
1.NDËRPRITET procedura për botimin e tekstit mësimor për klasën VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar, sipas Konkursit për botimin e tekstit mësimor në arsimin fillor nr. 26-1345/1, të datës 15.12.2025, për lëndën mësimore Histori për klasën VIII në arsimin fillor.
2. Ky aktvendim hyn në fuqi ditën e nesërme nga dita e sjelljes së tij.
3. Aktvendimi të publikohet në UEB faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës
Arsyetim
Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, më datë 15.12.2025, shpalli Konkurs për botimin e tekstit mësimor në arsimin fillor nr. 26-1345/1, të datës 15.12.2025, në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik, për lëndën mësimore Histori për klasën VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar.
Me shkresën nr. 26-1356/1, të datës 19.12.2025, Byroja për Zhvillimin e Arsimit e njoftoi Shërbimin Pedagogjik për tërheqjen e programit mësimor për shkak të mangësive teknike.
Sipas nenit 54 paragrafit (4) të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 54/2015), kur procedura është iniciuar nga vetë detyra zyrtare, organi publik mund ta ndërpresë procedurën. Nëse procedura në të njëjtën çështje mund të ishte inicuar edhe me kërkesë të palës, procedura do të vazhdojë vetëm nëse pala e kërkon këtë. Duke marrë parasysh faktin se procedura për botimin e tekstit mësimor për klasën VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar nis vetëm nga detyra zyrtare, me publikimin e konkursit, ndërsa nuk mund të filloj me kërkesë të dikujt tjetër në cilësin e palës, organi publik që ka inicuar mund ta ndërpresë në çdo moment, pa pasur nevojë të japë ndonjë arsyetim të veçantë për këtë. Me ndërprerjen e procedurës, edhe të gjitha veprimet e ndërmarra më parë bëhen të pavlefshme, duke pasur parasysh se organi publik e ruan të drejtën, sipas ligjit të veçantë nga i cili merr kompetencën, të inicojnë procedurë të re të ngjashme nga detyra zyrtare.
Duke marrë parasysh të gjitha atë që u theksua më lartë ndërsa për shkak të faktit se procedura sipas Konkursit për botimin e tekstit mësimor në arsimin fillor nëntëvjeçar nr. 26-1345/1, të datës 15.12.2025, ende nuk ka përfunduar, Ministria e Arsimit – Shërbimi Pedagogjik vendosi se më e arsyeshme është që procedura të ndërpritet, siç është e përcaktuar në dispozitivin e këtij aktvendimi.
UDHËZIM JURIDIK: Kundër këtij Vendimi, pala e pakënaqur mund të inicijojë kontest administrativ para Gjykatës Administrative, brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e publikimit të tij në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
ДИРЕКТОР, DREJTOR
Роберт Аџипетров