Bursa për studime në Rumani për vitin akademik 2026/2027

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë ka filluar program për ndarjen e bursave për shtetas të huaj për vitin akademik 2026/2027.

Bursat do të jenë të dedikuara për shtetas të huaj që vijnë nga vendet të cilat nuk janë anëtare të BE-së, për studime deridiplomike, magjistraturës dhe doktoratës në të gjitha fushat, me përjashtim të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë.

Të gjitha informacionet e nevojshme për këto bursa kandidatët e interesuar mund t’i gjejnë në ueb faqen zyrtare: https://studyinromania.gov.ro

Aplikimet për këto bursa dorëzohen në formë elektronike, përfundimisht deri më 31 mars 2026, në ueb faqen në vijim: https://scholarships.studyinromania.gov.ro/

Accessibility Menu