Konkurs për ndarjen e bursave për studime deridiplomike të ciklit të parë jashtë vendit në fushat e arteve figurative, kinematografisë dhe produksionit filmik, artit dramatik dhe muzikës për vitin akademik 2026/2027

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 49 paragrafit 2 të Ligjit për Standardin e Studentëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18 dhe 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/19, 248/20, 302/20 dhe 235/24), dhe Rregullores për llojin e bursave të studentëve dhe mënyrën e ndarjes së bursave studentore për studentët të cilët studiojnë jashtë vendit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 220/16 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 48/21), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

Konkurs për ndarjen e bursave për studime deridiplomike të ciklit të parë jashtë vendit në fushat e arteve figurative, kinematografisë dhe produksionit filmik, artit dramatik dhe muzikës për vitin akademik 2026/2027

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2026/2027 do të ndajë bursa për studime deridiplomike të ciklit të parë për kandidatët e pranuar në studime deridiplomike në universitete me renome, në përputhje me listën e universiteteve me renome në fushën e arteve figurative, kinematografisë dhe produksionit filmik, artit dramatik dhe muzikës, e publikuar në shtojcë të këtij Konkursi.

I.KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE:

 

Të drejtë për bursë ka kandidati që i plotëson kushtet në vazhdim:

 

1. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm përkatës dhe deri në ditën e aplikimit të ketë arritur sukses në arsimin e mesëm me notë mesatare të paktën 4,50 nga të gjitha lëndët gjatë arsimimit të mesëm, ndërsa nëse ndjek arsimin e mesëm jashtë vendit, të ketë arritur sukses mesatar ekuivalent prej së paku 4,50 nga të gjitha lëndët gjatë arsimimit të mesëm;

2. Të jetë pranuar në studime deridiplomike të ciklit të parë, për herë të parë në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027, në njërin nga universitetet me renome në botë, në përputhje me listën e universiteteve të njohura në botë nga fushat e arteve figurative, kinematografisë dhe produksionit filmik, artit dramatik dhe muzikës, në shtojcë të këtij konkursi.

3. Të ketë dëshmi për njohje aktive të gjuhës në të cilën realizohet mësimdhënia;

4. Të mos jetë përfitues i bursës nga ndonjë dhënës tjetër;

5. Të jetë nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

6. Të mos i jetë ndarë më parë bursë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për studime deridiplomike të ciklit të parë jashtë vendit në fushat e arteve figurative, kinematografisë dhe produksionit filmik, artit dramatik dhe muzikës, pavarësisht nëse kandidati e ka përdorur, e ka përdorur pjesërisht apo nuk e ka përdorur atë.

 

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME:

 

· Fletëparaqitja

· Dëftesat për përfundimin e vitit të I, II, III dhe IV të arsimit të mesëm, dhe/ose vërtetim për regjistrimin në vitin IV, ndërsa diploma për përfudimin e arsimit të mesëm dhe suksesi i arritur të dorëzohet në mënyrë shtesë gjatë nënshkrimit të kontratës (të vërtetuar në noter)

· Nëse kandidati ka përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit, duhet të dorëzohet dëshmi për nostrifikim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës,

· Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve deridiplomike të ciklit të parë për vitin akademik 2025/2026, kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet dhe çmimi i regjistrimit.

· Certifikatë-Vërtetim për njohje aktive të gjuhës (TOEFL, IELTS, DELF ose ekuivalent i tyre për fushën përkatëse gjuhësore), përveç kandidatëve që pjesë të arsimit të mesëm e kanë përfunduar në gjuhën në të cilën realizohet mësimdhënia,

· Deklaratë e nënshkruar nga kandidati që nuk është përfitues i bursës për studime deridiplomike të ciklit të parë nga ndonjë ofrues tjetër (të vërtetuar në noter).

·Letër motivimi;

·Letër kambiale në formë akti noterial si mjet për sigurimin e mjeteve të paguara;

· Certifikatë për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Dokumentet që lëshohen nga institucionet e vendeve të tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor.

Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studime deridiplomike të ciklit të parë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter.

III. LARTËSIA E BURSËS:

Përfituesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim në lartësi deri në më së shumti prej 40.000 dollarë amerikanë në vit, të paguara në valutën përkatëse sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ditën e shpalljes së këtij konkursi, një biletë avioni në fillim të studimeve, një biletë avioni pas përfundimit të studimeve ose një biletë avioni kthimi, ndërsa bursa mujore paguhet konform Aktvendimit për përcaktimin e mënyrës së përllogaritjes së shpenzimeve për bursën mujore të studentëve që studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2026/2027 për ciklin e parë të studimeve (bazuar në Listën e indekseve të çmimeve të pakicës për shpenzimet e jetesës, e cila publikohet nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara)

 

Çdo shumë mbi shumën e lartëpërmendur për regjistrim është barrë e studentit

 

IV. DETYRIMET E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR

 

1. Kandidati i përzgjedhur me kontratë obligohet që, nëse fiton bursën, për çdo vit të kaluar në studime jashtë vendit, do të punojë dy vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati është i detyruar të paraqitet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe duhet të regjistrohet në Regjistrin Digjital të Bursistëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (https://e-registar.mon.gov.mk/), të cilën Ministria e ndan me odat ekonomike, institucionet e arsimit të lartë, organet shtetërore etj. Nëse gjatë periudhës prej gjashtë muajsh kandidatit nuk i ofrohet punë e përshtatshme nga punëdhënësit me të cilët është ndarë Regjistri Digjital, nuk i ndalohet detyrimi për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për çdo vit të kaluar në studime jashtë vendit.

2. Kandidati do të lirohet nga detyrimi për t’u kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve, nëse brenda tre muajve nga diplomimi punësohet në institucion nga arti përkatës jashtë vendit. Në këto raste, ai mund të qëndrojë jashtë vendit maksimum tre vjet për të fituar përvojë ndërkombëtare, pas së cilës është i obliguar të kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të përmbushë detyrimin e specifikuar në pikën 1 më lartë.

3.Kandidati mund të lirohet përkohësisht nga detyrimi për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve, nëse menjëherë pas përfundimit të studimeve vazhdon arsimin e tij në studime të ciklit të dytë dhe/ose të tretë jashtë vendit, për çka duhet ta njoftojë rregullisht Ministrinë dhe të dorëzojë dëshmi përkatëse. Në këto raste, detyrimi i specifikuar në pikën 1 më lartë mund të shtyhet për aq vite sa zgjasin studimet e ciklit të dytë përkatësisht të tretë, pas së cilës studenti është i detyruar ta përmbushë detyrimin.

4. Në rast se kandidati vendos pas përfundimit të studimeve të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të mos përmbushë detyrimin e pikës 1, duhet të kthejë të gjitha mjetet e paguara për bursën në shumën totale të bursës (të gjitha mjetet e paguara për tarifat e regjistrimit, shpenzimet mujore dhe biletat e avionit), më së voni në afat prej dy viteve nga përfundimi i studimeve

V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Afati për aplikimin e kandidatëve është më së voni deri më 15.09.2026

 

Kandidatët që i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë fletëparaqitjen elektronik dhe bashkangjesin dokumentacionin përkatës në https://e-uslugi.mon.gov.mk ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në formë

elektronike, plotësojnë fletëparaqitjen në letër dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në bazë të konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup), deri më 15.09.2026.

Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.

Informacionet në lidhje me kushtet dhe kriteret sipas të cilave do të ndahen bursat mund të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Accessibility Menu