Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit e Republikës së Sllovenisë njofton se në bazë të nenit 3 të Protokollit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Republikës së Sllovenisë për bashkëpunim në fushën e arsimit, të nënshkruar më 23 shkurt 2016 në Lubjanë, ndan bursa për studentë, të diplomuar dhe doktorantë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Sllovenisë për vitin akademik 2026/2027, edhe atë:
1. Njëzet e katër (24) bursa mujore për përsosje studimore në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Sllovenisë, me kohëzgjatje individuale prej 3 deri në 6 muaj, për kandidatë deri në moshën 26 vjeç.
2. Tre (3) bursa njësemestrale (secila nga katër muaj) për studentë të gjuhës sllovene në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup;
3. Dy (2) bursa për vizitë në kursin veror dyjavor të gjuhës sllovene për studentë të gjuhës sllovene në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Këto bursa nuk i referohen kompletimit të ciklit të plotë të studimit.
Informacione më të detajuara lidhur me kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme, mënyrën e aplikimit dhe afatet mund të gjenden në faqen e mëposhtme të internetit: https://studyinslovenia.si/study/exchange-programmes/
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup është: 26 mars 2026.
Për informata shtesë mund të dërgoni email në: scholarships@cmepius.si
Person kontaktues në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut: Aleksandar Tutnovski, adresa e email-it: aleksandar.tutnovski@mon.gov.mk
Tel: 076 485 053