Ambasada e Republikës Çeke në Shkup njofton se Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit e Republikës Çeke ofron katër bursa për kandidatët nga Republika e Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, për pjesëmarrje në shkolla verore të gjuhës çeke në kuadër të projektit për studime sllave, të cilat tradicionalisht mbahen në Pëllzen (2 vende), prej më 11 deri më 31 korrik 2026, dhe në Bërno (2 vende), prej më 18 korrik deri më 15 gusht 2026.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në dy ekzemplarë:
- Formular i plotësuar për pjesëmarrje në shkollën verore;
- CV, biografi e shkurtër;
- Diplomë për përfundimin e arsimit të lartë;
- Për studentët: vërtetim se janë studentë të rregullt në fakultet;
- Letër motivuese.
Bursa mbulon shkollimin, akomodimin dhe ushqimin në mensën studentore, ndërsa shpenzimet e udhëtimit janë në ngarkesë të vetë kandidatit. Dokumentet e paplota dhe ato të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të merren parasysh.
Fletëparaqitja, formulari i aplikimit dhe informacionet e nevojshme mund të gjenden në:
https://www.msmt.cz/eu-and-international-affairs/summer-schools-of-slavonic-studies-2026 https://mzv.gov.cz/skopje/cz/kultura_a_skolstvi/letni_skoly_slovanskych_studii_rok_2026.html
si dhe në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.mon.gov.mk (konkurse).
Kandidatët mund të aplikojnë edhe jashtë konkursit me vetëfinancim.
Informacione më të detajuara, si dhe aplikacionet, mund të gjenden edhe në ueb faqen:
http://www.mzv.cz/skopje
Fletëaplikimi së bashku me dokumentet e nevojshme në dy ekzemplarë duhet të dorëzohen deri te: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Sektori për shkencë dhe inovacion, Rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, më së voni deri më 03.03.2026.
Intervista me kandidatët do të mbahet më 05.03.2026 në orën 10:00 në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, kati i 14-të, zyra 1410.