Në bazë të nenit 49 paragrafit 2 të Ligjit për Standartin e Studentëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18 dhe 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/19, 248/20, 302/20 и 235/24), dhe Rregullorja për llojin e bursave studentore dhe mënyrën e ndarjes së bursave studentore për studentët që studiojnë jashtë vendit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 220/16) dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 48/21), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
Konkurs
për ndarjen e bursave për studime akademike të ciklit të parë jashtë vendit për vitin akademik 2026/2027
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2026/2027 do të ndajë bursa për studime deridiplomike të ciklit të parë në vitin e parë në njërin nga dhjetë universitetet e ranguara nga të gjitha fushat, gjeegjësisht bursa për studime deridiplomike të ciklit të parë në vitin e parë nga fusha e shkencave teknike, arkitetkturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtë ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencave të mjekësisë dhe gjenetikë në një nga njëqind universitetet më të ranguara, në përputhje me listën e shpallur të fundit të Qendrës për Universitete të Klasit Botëror në Universitetin Shanghai Jiao Tong.
I.KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:
Të drejtë për bursë ka kadidati i cili i plotëson kushtet në vazhdim:
Të ketë të përfunduar arsimin e mesëm përkatës, ndërsa deri në datën e aplikimit të ketë arritur sukses në arsimin e mesëm me notën mesatare të paktën 4.50 në të gjitha lëndët gjatë arsimit të mesëm, ndërsa nëse mëson në arsimin e mesëm jashtë vendit, të realizojnë sukses mesatar ekuivalent të paktën notë mesatare 4.50 në të gjitha lëndët gjatë arsimit të mesëm;
2. Të jetë i pranuar në studime deridiplomike (nga të gjitha fushat) të studimeve deridiplomike të ciklit të parë në vitin e parë të vitit akademik 2026/2027 në njërin nga dhjetë universitetet më të ranguara për programin studimor nga fushat e shkencave teknike, arkitetkturës, ndërtimtarisë, matematikës, të drejtë ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë, shkencave të mjekësisë dhe gjenetikë në një nga njëqind universitetet më të ranguara, në përputhje me listën e shpallur të fundit të Qendrës për Universitete të Klasit Botëror në Universitetin Shanghai Jiao Tong.
3. Të ketë dëshmi të njohurive aktive të gjuhës në të cilën realizohet mësimi,
4. Të mos jetë shfrytëzues i bursës nga ofrues tjetër,
5. Të jetë nënshtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut
6.Të mos i jetë ndarë bursë më parë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për studime jasht vendit, pavarsishtë nëse të njejtën e ka shfrytëzuar, pjesërisht ose nuk e ka shfrytëzuar.
II. DOKUMENTET E NEVOJSHME:
• Dëftesë për përfundimin e vitit të I, II, III dhe IV të arsimit të mesëm dhe/ose vërtetim për regjistrimin e vitit të IV, ndërsa diplomën për përfundimin e arsimit të mesëm dhe suksesin e arritur, në mënyrë shtesë duhet të dorëzojë gjatë nënshrkimit të marrëveshjes (të vërtetuar në noter)
• Nëse kandidati për ndarjen e bursave të arsimit të mesëm e ka përfunduar jashtë vendit duhet të dorëzojë dëshmi për nostrifikimin e kryer nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës,
• Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se kandidati është pranuar pa kushte për herë të parë në vitin e parë të studimeve deridiplomike të ciklit të parë në vitin akademik 2026/2027: prej kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet dhe lartësia (çmimi) e regjistrimit,
• Certifikatë –vërtetim për njohjen aktive të gjuhës (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalenca e tyre për fushën përkatëse gjuhësore), përveç për kandidatët të cilët pjesë të arsimit të mesëm kanë përfunduar në gjuhën në të cilën realizohet mësimi.
• Deklaratë të nënshkruar nën përgjegjësinë morale dhe penale, se kandidati nuk është përfitues i bursës për studime deridiplomike të ciklit të parë nga ofruesit e tjerë (të vërtetuar në noter)
• Letër motivuese;
• Kambial në formën e aktit noterial si mjet për sigurimin e mjeteve të paguara;
• Certifikata e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut.
Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve të tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyesi përkatës i autorizuar gjygjësor.
Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet deridiplomike të ciklit të parë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të noterizuara.
Certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht e siguron nga organet publik kompetent, konform nenit 49 paragrafit 7 të Ligjit për Standardin e Studentëve.
III.LARTËSIA E BURSËS:
Përfituesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim me vlerë deri në 40.000 dollarë amerikan në vit, të paguara me valutën përkatëse sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Maqedonisë të Veriut në ditën e pagesës, një biletë avioni në fillim të studimeve, një bilet avioni pas përfundimit të studimeve apo një biletë avioni kthyese, ndërsa vlera mujore bëhet në përputhje me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së llogaritjes së shpenzimeve për bursë mujore për studentët të cilët studiojnë jashtë vendit për vitin akademik 2026/2027 në ciklin e parë të studimeve (në bazë të Listës së Indekseve për shitjet me pakicë për shpenzimet e jetesës, e cila është publikuar nga autoritetet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara).
Çdo vlerë mbi shumën e lartpërmendur për regjistrim është barrë e studentit.
IV. OBLIGIMET E KANDIDATIT TË PËRZGJEDHUR
1. Kandidati i përzgjedhur me marrëveshje obligohet nëse ai e fiton bursën, për çdo vit të studimeve të kaluara jashtë vendit do të punojë dy vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Prandaj, pas përfundimit të studimeve dhe kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati është i detyruar të paraqitet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe duhet të regjistrohet në Regjistrin Digjital të Bursistëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (https://e-registar.mon.gov.mk/), të cilin Ministria e ndan me odat ekonomike, institucionet e arsimit të lartë, organet shtetërore etj. Nëse brenda në periudhe prej gjashtë muajsh kandidatit nuk i ofrohet punësim i përshtatshëm nga punëdhënësit me të cilët është ndarë Regjistri Digjital, nuk i pushon detyrimi për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për çdo vit të kaluar në studime jashtë vendit.
2. Kandidati do të lirohet nga obligimi për t’u kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve, nëse brenda tre muajve nga diplomimi punësohet në kompaninë Fortune top 500 lista jashtë vendit. Në raste të tilla, ai mund të qëndrojnë jashtë vendit për një periudhë maksimale prej tre vitesh për të fituar përvojë korporative ndërkombëtare, pas së cilës është i obliguar të kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të përmbush obligimin e përcaktuar në pikën
3. Kandidati mund të lirohet përkohësisht nga detyrimi për të punuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të studimeve, nëse menjëherë pas përfundimit të studimeve vazhdon arsimin në studime të ciklit të dytë dhe/ose të tretë jashtë vendit, për të cilën do ta njoftojë Ministrinë dhe do të paraqesë dëshmi përkatëse për këtë.
Në raste të tilla, detyrimi i specifikuar në pikën 1 më lart mund të shtyhet për aq vite sa zgjasin studimet e ciklit të dytë, përkatësisht të tretë, pas së cilës studenti është i detyruar ta përmbushë detyrimin.
Në rast se kandidati vendos që pas përfundimit të studimeve, të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nuk përmbush obligimin nga pika 1, është e nevojshme t’i kthehej të gjitha mjetet e paguara të ndara për bursë në vlerë të bursës (vlera e përgjithshme e mjeteve të paguara në bazë të tarifave të regjistrimit, shpenzimeve mujore dhe biletave të avionit), më së voni brenda dy viti nga përfundimi i studimeve.
V. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Afati për aplikimin e kandidatëve për shfrytëzimin e bursës akademike për studimet e ciklit të dytë jashtë vendit, më së voni është deri më 15.09.2026.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikimin elektronik dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në: https://e-uslugi.mon.gov.mk/ ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikim në letër dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (rr. “Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup).
Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.
Informatat për kushtet dhe kriteret në bazë të së cilave do të ndahen bursat mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës