Ministria e Arsimit dhe Shkencës e informon publikun se Agjencia Tajlandeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Thailand International Cooperation Agency – TICA), në bashkëpunim me agjenci shtetërore tajlandeze dhe institucione akademike, ndan bursa për trajnim në kuadër të Programit Vjetor Ndërkombëtar të Trajnimit (Annual International Training Course – AITC) për vitin akademik 2026.
Trajnimet organizohen në fushat prioritare në vijim: • Filozofia e ekonomisë së mjaftueshmërisë (SEP) për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs); • Bujqësia dhe siguria ushqimore; • Shëndeti dhe mirëqenia; • Qëndrueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike; • Tregtia dhe ekonomia; • Zhvillimi gjithëpërfshirës; • Shkenca, teknologjia dhe inovacioni (STI) për zhvillim.
Nominimet dhe aplikimi • Çdo vend që i plotëson kushtet mund të nominojë më së shumti tre (3) kandidatë për kurs. • Formularët e aplikimit, përshkrimet e kurseve dhe oraret janë të disponueshme në ueb faqet vijuese; https://image.mfa.go.th/mfa/0/GH2PYnujXi/%E0%B9%80%E0%B8%AD%E0%B8%81%E0%B8%AA%E0%B8%B2%E0%B8%A3/Guidelines_for_AITC_2026_(revised).pdf https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdesB2z-c15J4Fuj_9T5FINopLLRYoLY4vBDshJkERLj39QnQ/viewform
https://image.mfa.go.th/mfa/0/GH2PYnujXi/%E0%B9%80%E0%B8%AD%E0%B8%81%E0%B8%AA%E0%B8%B2%E0%B8%A3/List_of_CountriesTerritories_that_eligible_for_partial-support_scholarship_1.pdf
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i fton kandidatët e interesuar që me kohë të informohen dhe të ndjekin procedurat e përcaktuara për nominim dhe aplikim. Ueb faqa : www.tica-scholarships.com
Posta-E : aitc@mfa.mail.go.th
Dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në adresën - Rruga "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, 1000 Shkup.
Kontakt personi:
Aleksandar Tutnovski
Tel: 076 485 053